Ministri i Infrastrukturës (MI) nuk po kursen buxhetin e shtetit për të shpërblyer kompanitë e afërta me partinë e tij. Ai po akuzohet se po i favorizon kompanitë e afërta me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Bile nuk po përfill as rregullat e prokurimit kur është në pyetje dhënia e tenderëve kompanive të afërta me partinë. Madje edhe me çmim më të lartë se sa ofertuesit tjerë.
Zharku po akuzohet edhe për tenderin për zgjerimin e rrugës që lidhë qytetin e Ferizajt me Magjistralen Prishtinë-Shkup, ku Ministria e Infrastrukturës ka zgjedhur kompaninë 214 mijë euro më shtrenjtë.
Gazeta Fjala ka siguruar dokumentacionin që dëshmon se Kompanitë Bageri dhe Rahovica nga Ferizaj janë përzgjedhur më të mira për ta kryer këtë punë edhe pse ishin më të shtrenjta se kompania tjetër Eskavatori për qindra mira euro.
Siç dëshmohet në procesverbalin e hapjes së tenderëve Bageri dhe Rahovica kishin ofruar saktësisht 1,276,753.33 euro ndërsa kompania më e lirë ishte Eskavatori që kishte ofruar 1,062,093.41 euro.
Përfaqësuesit të kësaj të fundit nuk po e pranojnë këtë përzgjedhje dhe po dyshojnë në përzierjen e politikës në tërë procesin.
“Kompania Eskavatori do të ankohet në Organin Shqyrtues të Prokurimit pasi jemi shumë të shqetësuar me këtë eliminim. Mendojmë se na është bërë e padrejtë pasi kemi pas çmim dukshëm më të lirë”, i kanë thënë Gazetës Fjala, përfaqësues të kompanisë Eskavatori.
Gazeta Fjala ka kërkuar sqarime edhe nga Ministria e Infrastrukturës për tenderin dhe arsyet e përzgjedhjes së kompanisë më të shtrenjtë, por nuk ka marrë përgjigjtë nga ky institucion as pas disa tentimesh.
Ndërkaq, në bazë të të dhënave të publikuara shihet se më 26 maj është shpallur tenderi “Zgjerimi i rrugeve: Brahim Ademi dhe Driton Islami , faza e dytë”, ndërkaq më 24 korrik është bërë përzgjedhja e fituesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë