Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, të njohura si grupi i shteteve BRICS, shpresojnë të lëvizin botën larg dollarit amerikan dhe institucioneve financiare, të dominuara nga Perëndimi, për të cilat thonë se nuk i plotësojnë nevojat e ekonomive në zhvillim.
Por, zhvlerësimi i monedhave të këtyre pesë vendeve në javët e fundit, të cilat përbëjnë 40 për qind të popullsisë së botës dhe rreth një të pestën e prodhimit ekonomik global, tregon se sa e vështirë është për ndonjërin prej tyre që të marrë vendin e dollarit.
Në muajin korrik, rubla ruse ka rënë në 60 kundrejt dollarit, ndërsa më 6 gusht në 64.4, që është niveli më i ulët qysh në muajin shkurt.
Renminbi i Kinës po ashtu ka rënë kundrejt dollarit në korrik, pasi tregu i aksioneve në Kinë ka humbur papritmas 30 përqind të vlerës, pas një gjysmë viti të rritjes së furishme.
Për Rusinë, përveç tensioneve të vazhdueshme gjeopolitike, luhatshmëria e rublës vjen edhe nga lidhja e ngushtë e monedhës me çmimet e mallrave.
Situatë e ngjashme është edhe me monedhat e Brazilit, Indisë dhe Afrikës së Jugut. Kina, njëra nga importueset më të mëdha të mallrave në botë, ka sektor më të larmishëm të eksportit, por, me rënien e tregut të aksioneve, ekonomia e saj lë ende hapësirë për surpriza.
Megjithatë, analistët thonë se problem më i madh për monedhat e të gjitha shteteve BRICS mund të jetë mënyra se si bankat e tyre qendrore menaxhojnë krizën. Për investitorët është e vështirë të parashikojnë se çfarë do të ndodhë dhe kjo e zvogëlon joshjen e tyre.
“Politikat monetare në Brazil dhe Rusi janë larg transparencës. Kjo ngre pyetjen se cilat janë objektivat e këtyre bankave qendrore”, thotë Lars Christiansen, ekonomist ndërkombëtar me seli në Kopenhagë.
Kina ka ëndërruar për kohë të gjatë që të ndërkombëtarizojë monedhën e vet.
Fondi Monetar Ndërkombëtar do të vendosë gjatë këtij viti nëse do të shtojë ose jo renminbin në shportën e tij të monedhave rezervë, të cilat vendet mund t’i përdorin për depozitim apo huamarrje. Sot, janë vetëm katër monedha të tilla rezervë: dollari amerikan, euro, jeni japonez dhe paundi britanik.
Por, nëse renminbi, po ashtu i njohur si juan, do të shtohet në listë, do të varet shumë edhe nga gatishmëria e Pekinit për të shënuar përparim drejt normës së lirë të këmbimit.
“Arsyeja përse renminbi nuk është pjesë e monedhave rezervë është se renminbi nuk ka qenë plotësisht i konvertueshëm. Natyrisht, nuk mund ta konsiderojmë një monedhë si rezervë nëse nuk kemi qasje krejtësisht të lirë në atë monedhë”, thotë Christiansen.
Deri tani, Banka Qendrore e Kinës ka kontrolluar kursin e këmbimit të huaj për ta mbajtur atë të ulët ndaj dollarit dhe për t’iu dhënë eksporteve kineze avantazh në çmime ndaj konkurrentëve. Po ashtu ka edhe kufizime të kapitalit që transferohet brenda dhe jashtë Kinës.
Kjo do të thotë se mënyra më e mirë për Kinën dhe shtetet e tjera BRICS, për të nxitur alternativa ndaj dollarit amerikan, mund të mos jetë ndërtimi i një sistemi rival, por miratimi i vlerave të njëjta të tregut të lirë, që e kanë bërë dollarin monedhën më tërheqëse në botë për investitorët dhe tregtarët.
Por, deri më tash, BRICS ka treguar pak prirje për të lëvizur në këtë drejtim. Gjatë një takimi muajin e kaluar në Ufa të Rusisë, udhëheqësit e pesë vendeve janë pajtuar për lansimin e Bankës së Re për Zhvillim, për të krijuar infrastrukturë të kredive midis anëtarëve.
Ata kanë rënë dakord edhe për krijimin e një Fondi të Këmbimit Valutor, për t’i siguruar njëri-tjetrit likuiditet urgjent, nëse rezervat e tyrë në dollarë rrezikohen.
Banka e re, me një kapital fillestar prej 50 miliardë dollarësh, është në përputhje me qëllimin e grupit për të krijuar alternativë ndaj financave perëndimore, standardet e të cilave për kreditim reflektojnë vlerat e Perëndimit për transparencë dhe sundim të ligjit. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin pensionet me rritjen prej 20 për qind
Luftoni stresin dhe përmirësoni përqendrimin me këtë superbarishte të lashtë!
Petar Boshkoski emërohet Menaxher i Shitjes i Coca-Cola HBC Kosovo
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Shumë klientë po dalin fitues dita ditës nga fushata e fundit e Auto Mita-s
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp