Ministri i Financave, Avdullah Hoti sot në mbledhjen e Qeverisë prezantoi Raportin e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore për periudhën janar-korrik 2015, i cili u miratua nga Qeveria.
Në Raportin e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore për periudhën janar – korrik 2015 rezulton se gjatë kësaj periudhe të hyrat buxhetore janë rritur me 8.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014 të shtyra kryesisht nga të hyrat tatimore.
“Vlera e arkëtuar e të hyrave nga taksat kufitare përgjatë kësaj përudhe ka regjistruar 498.2 milionë euro apo 7.4 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Përveç rritjes së sasisë së importit, kësaj rritjeje i ka kontribuuar edhe rritja e normës së akcizës në disa produkte dhe rritja e importit të tyre. Këtu mund të veçojmë rritjen prej mbi 6 për qind të importit të cigareve gjatë periudhës janar-korrik, si dhe rritjen prej 16 për qind të importit të naftës përgjatë kësaj periudhe. Megjithatë, rritja e konsiderueshme e importit në përgjithësi ka kontribuar në rritjen e përgjithshme të të hyrave të arkëtuara në kufi”, ka thënë ai.
Të hyrat e arkëtuara në vend për këtë periudhë regjistruan rritje prej 9.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014 dhe arritën vlerën prej 198.4 milionë euro.
“Të hyrat vetanake të komunave kanë regjistruar rënie prej 14.3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014. Këtij trendi i ka kontribuar paralajmërimi për faljen e borxheve gjë që mund të ketë shtyrë tatimpaguesit e tatimit në pronë të presin implementimin e Ligjit mbi faljen e borxheve. Të hyrat tjera jo-tatimore në përgjithësi kanë shfaqur realizim të kënaqshëm në raport me parashikimin për këtë periudhë”, u shpreh ministri Hoti.
Sipas raportit, shpenzimet buxhetore kanë regjistruar një rritje prej 3.7 për qind si rezultat i efektit të plotë të rritjes së pagave për shërbyesit civil dhe të pensioneve për kontribut-dhënës, pensioneve bazë dhe transfereve tjera të financuara nga shteti në muajin prill të vitit 2014.
Në ngadalësimin e rritjes së shpenzimeve ka ndikuar ekzekutimi i ulët i shpenzimeve kapitale dhe kursimet në kategorinë e shpenzimeve në mallra dhe shërbime.
Shpenzimet në paga dhe mëditje arritën vlerën prej 302.7 milionë euro apo 9.34 për qind më të larta se sa shpenzimet në këtë kategori për periudhën e njëjte të 2014, ndërsa shpenzimet në mallra dhe shërbime gjatë periudhës janar-korrik arritën vlerën prej 101.8 milionë euro vlerë kjo që korrespondon me një rënie prej 8.6 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit, si dhe shpenzimet në subvencione dhe transfere arritën vlerën prej 229.6 milionë euro apo 16.9 për qind më të larta krahasuar me vitin 2014. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin pensionet me rritjen prej 20 për qind
Luftoni stresin dhe përmirësoni përqendrimin me këtë superbarishte të lashtë!
Petar Boshkoski emërohet Menaxher i Shitjes i Coca-Cola HBC Kosovo
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Shumë klientë po dalin fitues dita ditës nga fushata e fundit e Auto Mita-s
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp