LAJMI I FUNDIT:

Bankat me 300 milionë euro hipoteka të pa shitura: Tradita pengon blerjen e pronave që kanë mbetur borxh!

Bankat me 300 milionë euro hipoteka të pa shitura: Tradita pengon blerjen e pronave që kanë mbetur borxh!

Rreth 300 milionë euro konsiderohet vlera e hipotekave që bankat komerciale kanë në dispozicion. Kjo ka bërë që kohëve të fundit jo rrallë herë mund të hasësh në shitje pronash në ankande publike, të shpallura nga institucionet financiare në faqet e tyre zyrtare, apo në gazetat e përditshme.

Pronat apo hipoteka bëhet objekt i shitjes nga bankat, pasi kredimarrësi nuk arrin t’i paguajë këstet e kredisë, kurse banka patundshmërinë e lënë peng me rastin e marrjes së kredisë, e nxjerr në shitje nëpërmjet ankandit publik.

Por, interesimi i palëve të treta për të blerë prona, të cilat janë objekt i shitjeve gjyqësore, nuk është i madh. Ekspertë për çështje ekonomike dhe financiare theksojnë se në Kosovë nuk është i rregulluar tregu i hipotekave, kurse tradita ndikon në mosblerjen e pronave.


Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, njëherësh ish-anëtar i bordit në Bankën Qendrore të Kosovës, bën të ditur se vlera e hipotekave ka arritur në 300 milionë euro. Ai thotë se në Kosovë ekzistojnë dy fenomene të kundërta: shkalla e kredive të këqija është më e ulëta në rajon e fenomeni tjetër që pengon uljen e normave të interesit është niveli i lartë i kolateralit dhe mos shitja e tij.

“Shumë lëndë në gjykata janë vendosur në dobi të bankave, por këto asete të kolateruara nuk i blen askush, sepse tregu i Kosovës është shumë i vogël, njerëzit njihen mes vete dhe askush nuk dëshiron që në rajonin e njëjtë të blejë kolaterialin e dikujt tjetër. Ndërkaq, në shtete më të mëdha, ku tregu është më i madh, mundësia e blerjes dhe shitjes së këtyre kolateraleve është shumë më e madhe”, thotë ai.

Profesori tjetër në Universitetin e Prishtinës, Muhamet Sadiku, konsideron se tregu i hipotekave në Kosovë nuk funksionin, kështu që bankat komerciale këtë e konsiderojnë pjesë përbërëse të rrezikut, e që automatikisht ndikon edhe në lartësinë e normave të interesit.

“Ajo që ka ndikim esencial është mosfunksionimi i shtetit ligjor dhe zvarritja e zgjidhjes së kontesteve të shumta ndërmjet klientëve dhe bankave, por edhe tradicionalizmit që ekziston në Kosovë”, thekson Sadiku.

Niveli i lartë i kësteve të papaguara dhe krijimi i madh i kolaterialit, është i trashëguar para shtatë vjetësh, vlerëson Mejdi Bektashi, duke shtuar se problemi që lidhet me çështjen e ekzekutimit të mjeteve të sigurimit të kredive bankare, do të mundësonte edhe uljen e kamatave për kredi.

“Këto hipoteka janë të trashëguara nga periudha e mëparshme, nga viti 2003-2008, kur sistemi bankar nuk ishte aq mirë i rregulluar. Pamundësia e shitjes së kolateraleve ka të bëjë në radhë të parë me traditën që të mos blihen prona që kanë mbetur borxh”, konsideron Bektashi.

Sidoqoftë, ekspertët konsiderojnë se përfundimi i procesit të shpejtë dhe të suksesshëm të ekzekutimit të kolateralit është i nevojshëm dhe shumë i rëndësishëm për ekzistencën e një sistemi bankar të shëndoshë dhe të domosdoshëm për funksionimin e një ekonomie konkurruese. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Ekonomi
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ekonomi
Kalo në kategori