LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Thaçit e “shpërblen” me 8 mijë euro kryetarin Lexhendar

Ministria e Thaçit e “shpërblen” me 8 mijë euro kryetarin Lexhendar

Kryetari Lexhendar, Visar Arifaj ka fituar kontratë për të krijuar webfaqen e UNESKOS. Ministria e Punëve te Jashtme, që drejtohet nga Hashim Thaçi 4 ditë pas kërkesës së dërguar për anëtarësim të Republikës së Kosovës në UNESKO e shpërbleu kompaninë “Trembelat” të Visar Arifajt dhe Ylli Hoxhës, që në ARBK janë të regjistruar si pronarë të kësaj kompanie.
Tenderi
Me 21 korrik, atij iu dha kontrata prej 8.410 eurosh për të krijuar webin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim Shkencë dhe Kulturë (UNESKO).
Në garë për këtë tender kanë qenë tri kompani.

Në 70 vjetorin e kësaj organizate pritet që Kosova të bëhet anëtare e saj. /GazetaFjala/Telegrafi/