LAJMI I FUNDIT:

Spanjë, Parlamenti miraton planin e ndihmës për Greqinë

Spanjë, Parlamenti miraton planin e ndihmës për Greqinë

Parlamenti spanjoll miratoi dje me shumicë votash planin e tretë të ndihmës ndërkombëtare për Greqinë, paraqitur deputetëve nga kryeministri, Mariano Rajoy.

Marrëveshja, që kishte mbështetjen e shumicës konservatore dhe opozitës socialiste u miratua nga 297 deputetë kundër 20. Partia e vogël ”Izquierda Unida” ishte i vetmi grup parlamentar që u shpreh kundër, raporton AFP.

Ministrat e Financave të zonës euro i hapën dritën e gjelbër këtij plani të tretë ndihme për Greqinë. /Telegrafi/