Capgemini e Rbc Wealth Management kanë bërë publike rezultatet e edicionit të vitit 2015 për raportin botëror të pasurisë. Një analizë vjetore që merr në vlerësim pasurinë e njerëzve më të pasur, të atyre që kanë të ardhura në mbi një milion dollarë. Raporti është realizuar duke marrë në konsideratë përgjigjet e rreth 5 000 personave në 23 vende të botës. Nga të dhënat e grumbulluara nga “Bloomberg” del se numri i të pasurve është rritur me rreth 920 000 njësi. Tashmë rreth 14.6 milionë persona kanë në posedim 56.4 trilionë dollarë ose rreth 7% më shumë në krahasim me vitin e mëparshëm dhe kjo falë ecurisë së mirë të aksioneve në disa bursa.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë klasifikimin me 16.2 trilionë dollarë (+9,1% ndaj 2013), por janë në vend të dytë, kur vjen fjala për numrin e më të pasurve, ata llogariten në 4.68 milionë persona (+8%). Rajoni i Azisë–Paqësorit me 4.69 milionë persona (falë rritjes prej 9%), zë vendin e parë për nga numri i super të pasurve.
Europa zë vendin e tretë me 13 trilionë dollarë. Parashikimet deri në fund të vitit tregojnë për një hov më të madh sa i përket pasurisë që do të zërë rajoni i Azisë–Paqësorit.
Japonia numëron 2.5 milionë persona që kanë një pasuri më të madhe se një milion dollarë, duke u ndjekur nga Gjermania me 1.1 milionë dhe Kina me 890,000, ku bën dallim rritja në terma vjetorë e numrit të të pasurve të rinj (17% ndaj 2013-s). Së bashku me SHBA-në, këto vende përfaqësojnë 63% të super të pasurve në botë.
India është tregu ku numri i të pasurve po rritet me shpejtësi. Ky vend llogarit një rritje prej 26%, shifër e cila e pozicionon në vendin e 11-të me rreth 198,000 milionerë. Italia mban vendin e dhjetë me rreth 219.000 persona.
Pritet që numri i miliarderëve të shkojë në rritje brenda vitit 2017 dhe në total, pasuria e tyre të arrijë në 70 trilionë dollarë, me një rritje në rreth 7.7%.
Sa i përket shpërndarjes së pasurisë, ajo investohet kryesisht në aksione. Japonezët dhe amerikanojugorët po investojnë më shumë në bursa, por ky është më shumë një perceptim, sesa një analizë e detajuar mbi portofolat. Nuk duhet harruar se të pasurit mbajnë edhe shumë para “cash” për t’u mbrojtur nga luhatjet e tregut, si dhe për t’iu përgjigjur nevojave të stilit të tyre të jetës. /Monitor /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Agon Gashi – Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?
Agon Gashi - Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë