Forumi i Investimeve i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, i themeluar ditë më parë në sesionet e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Vjenë, po konsiderohet si një hap i rëndësishëm në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal.
Sipas përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës, të cilët ishin pjesëmarrës në themelimin e këtij forumi, ky mekanizëm po shihet si një mundësi e mirë e promovimit rajonal, qoftë për investime të huaja, qoftë për zbatimin e projekteve të ndryshme.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ky partneritet do të jetë një formë e avancimit të bashkëpunimit rajonal.
“Është një tentativë e të gjithëve, edhe e kancelares gjermane, Angela Merkel, që të ketë një ndryshim të perceptimit rajonal, të ketë një ndryshim të imazhit të rajonit. Dhe, mbi të gjitha, nëpërmjet këtij ndryshimi të ketë mundësi të zhvillimit ekonomik, si garanci e stabilitetit social, në veçanti në këtë kohë kur migrimi dhe problematika e emigracionit është mjaft aktuale”, ka thënë ai. “Kemi marrë mbështetje nga të gjitha strukturat evropiane dhe besoj se është një dëshmi që edhe Kosova është në rrugëtimin e vet drejt familjes evropiane”.
Forumi i Investimeve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor është themeluar me përkrahje të fuqishme të Qeverive të vendeve udhëheqëse të procesit të Berlinit dhe të vendeve të rajonit. Ky Forum ka si synim kryesor që Odat Ekonomike të organizohen dhe të jenë partnere të fuqishme të biznesit dhe institucioneve të rajonit, në rritje të investimeve, punësimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë, Shpend Balija, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë e konsideron këtë forum si mjaft të rëndësishëm, i cili kontribuon pozitivisht në përmirësimin e imazhit karshi investitorëve të huaj.
“Përmirësimi i raporteve rajonale çon drejt stabilitetit ekonomik, i cili më pas përkthehet në zhvillim ekonomik, që mund të ndodhë. Prandaj, edhe trajtimi i temave që lidhen me situatën ekonomike siç janë: rinia, energjia, infrastruktura, edukimi transporti janë të rëndësishme për arsye se këto reforma janë të domosdoshme për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit”, shprehet Balija.
Në anën tjetër, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, vlerëson se Kosova duhet të dijë ta shfrytëzojë këtë mekanizëm, për të tërhequr fonde dhe, po ashtu, Kosova, sipas tij, duhet të punojë në projekte zhvillimore të mirëfillta.
“Duhet të kuptohet që emëruesi i përbashkët i përshpejtimit të të gjitha këtyre proceseve dhe shfrytëzimi i këtyre mundësive, është sundimi i rendit dhe ligjit. Besoj që pas gjithë këtyre sfidave, me të cilat është ballafaquar Kosova gjatë vitit 2014 dhe 2015, krahas zhvillimit ekonomik, prioritet duhet të jetë sundimi i rendit dhe ligjit, si garanci për arritjen e këtyre objektivave”, shton Gërxhaliu.
Takimi i radhës i këtij Forumi është paralajmëruar se do të mbahet në Budvë të Malit të Zi, më 21 – 23 tetor 2015.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMisteri i shpikësit të Bitcoin
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand