LAJMI I FUNDIT:

Qeveria rëndon jetën e qytetarëve nëpërmjet TVSH-së dhe akcizave

Qeveria rëndon jetën e qytetarëve nëpërmjet TVSH-së dhe akcizave

Çmimet e artikujve ushqimorë janë shtrenjtuar menjëherë pas rritjes së bazës së TVSH-së nga 16 në 18 për qind. Madje për shumë artikuj ushqimorë rritja e çmimit është më shumë se 2 për qind aq sa është rritur TVSH-ja, shkruan sot Koha Ditore.

Por, disa artikuj elementarë, të cilëve u është ulur TVSH-ja nga 16 në 8 për qind vazhdojnë të mbesin me çmime të njëjta. 8-përqindëshin disa nga prodhuesit kanë vendosur ta kthejnë në fitim të tyre, duke mos i liruar çmimet e artikujve siç janë buka, mielli apo makaronat.

Rritja e çmimeve nuk është që ka ndodhur vetëm me vendimin e Qeverisë për rritjen e TVSH-së, përcjell koha.net. Qeveria e Kosovës, gjatë muajit mars, kishte vendosur që të rriste akcizën në duhan e alkool, kurse ishte vendosur akcizë për herë të parë në mazut e kerozinë.


Këto vendime, së bashku me ligjin për faljen e borxheve, Qeveria i ka bërë për të shmangur një krizë buxhetore.

Të hyrat e planifikuara në buxhetin e Kosovës për vitin 2015 kanë qenë për rreth 120 milionë euro më të larta se të hyrat reale. /Telegrafi/