LAJMI I FUNDIT:

Pakoja fiskale pa efekte, qytetarët ende po blejnë bukën 30 cent (Video)

Pakoja fiskale pa efekte, qytetarët ende po blejnë bukën 30 cent (Video)

Ka 10 ditë që ka hyrë në fuqi pakoja e re fiskale, me hyrjen e Ligjit në fuqi të TVSh-së nga Qeveria e Kosovës, por për qytetarët nuk po ka ndonjë ndryshim. Sipas tyre ata vazhdojnë të blejnë bukën me po të njëjtin çmim prej 30 centësh.

Drita Kusari, konsumatore, ka thënë se edhe pas pakos së re fiskale, vazhdon ta blen bukën me të njëjtin çmim. Ajo, gjithashtu ka treguar edhe problemin me çmimin e qumështit.

Për Adem Gashin, mirë do të ishte të lirohej çmimi i bukës.


E, Muhamet Bulliqi, një tjetër konsumator, ka theksuar se bukën do ta blinte edhe 50 cent vetëm mos ta blejnë bukën e papjekur. /Telegrafi/