LAJMI I FUNDIT:

Brenda dy viteve mbi 20 milionë euro investime në Mitrovicë

Brenda dy viteve mbi 20 milionë euro investime në Mitrovicë

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur na kabinetin e tij ministrin e financave, Abdullah Hotin, me të cilin ka biseduar për trajtimin me prioritet të komunës në realizimin e projekteve të ndryshme zhvillimore, infrastrukturore, sociale e të tjera.

“Mitrovica, që nga pas lufta e këndej ka pas dhe vazhdon të ketë probleme të shumta e të ndryshme, që fatmirësisht nuk i kanë komunat tjera të vendit, si pasojë shkatërrimeve gjatë dhe pas luftës, ndarjes së qytetit, zhvendosjes së mijëra familjeve nga pronat e tyre dhe veprimit të bandave kriminale. Fatkeqësisht, Mitrovica nuk është trajtuar deri tash ashtu si duhet nga niveli qendror për të tejkaluar këto sfida e probleme, andaj, ka ardhur koha që Mitrovicës t’i ndihmohet në këtë drejtim”, i ka thënë ministrit Hoti kryetari Bahtiri.

Ministri ka thënë se ka trashëguar një borxh prej mbi një milionë euro, që është dashur të paguaj, gjë që ka ndikuar në mosrealizimin e projekteve të parapara kapitale, si dhe i ka folur për disa nga projektet më të rëndësishme që meritojnë të trajtohen me prioritet e që janë shumë ët rëndësishme për zhvillimin e qytetit për të mirën e qytetarëve, pasi që nga ato mund të krijohen vende të lira pune dhe mjete financiare.


“Sigurisht se tani e tutje do t’i kushtojmë vëmendje shumë më të madhe komunës së Mitrovicës, përkatësisht zgjidhjes së problemeve të këtushme, duke i trajtuar ato me prioritet, gjë që nuk është bërë deri tash. Do të kërkoj edhe nga kolegët tjerë ministra dhe nga investitorët e donatorët e ndryshëm, me të cilët do të kem kontakte, që edhe ata ta trajtojnë këtë komunë me prioritet”, tha Hoti.

Ministri Hoti, premtoi se qeveria e Kosovës, duke përfshi këtu edhe ministritë, gjatë dy viteve të ardhshme, do të sigurojnë mjete nga buxheti, donatorët dhe investitorët e ndryshëm në një shumë prej mbi 20 milionë euro, për të ndihmuar realizimin e projekteve të ndryshme që kryetari Bahtiri i propozoi.

Si hap të parë i ndihmës konkrete për Mitrovicën, ministri Hoti theksoi stabilizimin financiar të arsimit në komunë, duke filluar nga një tetori, përfundimin e shkollës së mjekësisë, pastaj përshpejtimin e procedurave për realizimin e projekteve për ndërtimin e mbikalimit në qendër të qytetit, garazheve nëntokësore, ndërtimin e banesave për rastet sociale, etj, me partneritet publiko-privat. Ai e mbështeti edhe projektin e kryetarit Bahtiri për ngrohjen e qyteti me ujë nga miniera “Trepça”, si dhe projektet konkrete në bujqësi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3

Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3

Ekonomi
Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?

Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?

Ekonomi
Agon Gashi - Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!

Agon Gashi - Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!

Ekonomi
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump

Zhvlerësohet kriptovaluta Trump

Botë
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Kalo në kategori