LAJMI I FUNDIT:

Nuk ndalen rastet e vdekjeve në vendin e punës

Nuk ndalen rastet e vdekjeve në vendin e punës

Vetëm gjatë këtij viti, në Kosovë 5 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës dhe 26 janë lënduar, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Kryeinspektoratit të Punës. Krahasuar me vitet e kaluara, numri i personave të cilët kanë vdekur në vendin e punës, sipas të dhënave zyrtare, është më i ulët.

Në vitin 2013 numri i punëtorëve të vdekur në vendin e punës ishte 17, derisa në vitin e kaluar 9.

Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se nuk janë të kënaqur me gjendjen e sigurisë dhe shëndetit në punë. “Fatkeqësisht, gjendja e sigurisë dhe shëndetit në punë nuk është në nivelin që ne e dëshirojmë, edhe pse çdo ditë ka përmirësime, por ne nuk jemi të kënaqur. Fatkeqësisht edhe këtë vit kemi punëtorë që kanë vdekur në vendin e punës. Edhe një rast i vdekjes në vendin e punës apo i lënduar është i papranueshëm për Inspektoratin”, ka theksuar Ibrahimi.


Shumica e punëtorëve të cilët kanë vdekur dhe janë lënduar në vendin e punës kanë punuar në sektorin e ndërtimtarisë.

Shkaktari i vdekjes, sipas Ibrahimit, është mospajisja e punëtorëve me mjetet adekuate të sigurisë në punë dhe moskujdesi i duhur në vendin e punës nga ana e punëtorëve. “Problemi kryesor është se ne si shoqëri nuk i kushtojmë shumë rëndësi gjërave të vogla, nuk kemi kulturë të përgjithshme në vendin e punës, ka neglizhencë të punëtorëve në vendin e punës, nuk i kushtojnë kujdes mjeteve që i përdorin për kryerjen e punës. Po ashtu, punëdhënësi i dërgon punëtorët në vendin e punës, pa ndonjë trajnim paraprak”, sqaron Ibrahimi.

Numri i të lënduarve në vendin e punës, sipas përfaqësuesve që mbrojnë të drejtat e punëtorëve në sektorin privat, thuhet të jetë më i madh, pasi jo gjithmonë punëtorët paraqesin rastet e lëndimeve të tyre.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, tregon për një gjendje të rëndë të punëtorëve në Kosovë. “Ne kemi numër shumë më të madh të punëtorëve që janë të lënduar në vendin e tyre të punës, kjo ndoshta arrin shifrën edhe 500, por punëtorët me qëllim që të ruajnë vendin e punës nuk i paraqesin rastet. Ka kompani në të cilat nëse punëtori e paraqet rastin që është lënduar, ai nuk mund të punojë më në atë kompani, gjë që e bën punëtorin të heshtë”, tregon Azemi.

Punëdhënësit të cilët nuk e kanë respektuar Ligjin e Punës dhe Ligjin për Siguri dhe Shëndet në punë, janë gjobitur, tregon kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Basri Ibrahimi.

Sipas tij, gjatë këtij viti janë gjobitur 132 kompani.

Sipas ligjeve në fuqi, punëdhënësi është i detyruar t’i sigurojë kushtet e nevojshme për mbrojtje në punë, me të cilat sigurohet mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të të punësuarve, në të kundërtën, shqiptohen gjoba.

Dënimet për punëdhënësit për shkak të mungesës së sigurisë në ambientet e punës, sipas Ligjit janë nga 100 deri në 20 mijë euro. /Rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori