Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Hykmete Bajrami mori pjesë në konferencën “Ditët e Biznesit të Vogël 2015” në Istog
Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2015”, të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht nga Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe në bashkëpunim me Komunën e Istogut, kanë organizuar konferencën informuese për zhvillimin e sektorit privat në rajonin e Istogut.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues nga ATK, Dogana e Kosovës, përfaqësues të institucioneve lokale si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Qëllimi kryesor i konferencës ishte informimi i bizneseve rreth aktiviteteve të institucioneve për zhvillimin e sektorit privat dhe për krijimin e kushteve më të favorshme për investime, si dhe për koordinimin me donatorë ndërkombëtarë e vendorë.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, pasi falënderoi të pranishmit potencoi mbështetjen e ministrisë që ajo e drejton për përkrahjen e vazhdueshme në zhvillimin e sektorit privat, duke krijuar kushte më të mira në të bërit biznes në Kosovë.
Ministrja Bajrami bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe nëntëmujore janë bërë hapa konkretë për sa i përket përmbushjes së prioriteteve strategjike, që burojnë nga Programi Qeverisës 2015 – 2018 dhe se prioritet i veçantë në këtë Program i është dhënë me të drejtë zhvillimit ekonomik, rritjes ekonomike dhe përmirësimit të standardit të jetës së qytetarëve.
Ajo tha se në kuadër të angazhimeve për të institucionalizuar dialogun publiko-privat është riaktivizuar Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE), i cili është shndërruar në një platformë të rëndësishme të adresimit të barrierave në tregti, ku janë funksionalizuar katër grupe punuese që përfshijnë përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante, që diskutojnë çështjet në nivel teknik dhe i japin rekomandime konkrete Këshillit.
Gjithashtu, ajo foli edhe për pakon e re fiskale e cila lehtëson punën e bizneseve që merren me prodhim, ku janë thjeshtëzuar procedurat tatimore.
“Në vazhdën e përpjekjeve për të përmirësuar qasjen në financa, Qeveria e Kosovës ka aprovuar Ligjin për Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive, i cili pritet të aprovohet në Kuvend së shpejti, që të mundësojë themelimin e këtij Fondi që do të mbulojë deri në 50% të kolateralit të kërkesave kreditore për biznese të caktuara”, theksoi ministrja Bajrami.
Ministrja dëgjoi dhe u përgjigj në shqetësimet e prezantuara nga përfaqësuesit e komunitetit të biznesit dhe u zotua për ofrim të përkrahjes institucionale dhe bashkëpunim të ndërsjellë për të ndikuar në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit, si dhe kërkoi nga ta që të jenë më proaktiv në adresimin e problemeve të tyre.
Në kuadër të kësaj, ministrja Bajrami vizitoi Kuvendin Komunal të Istogut, ku u takua me kryetarin Haki Rugova, me të cilin bashkëbisedoi për thellimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimi të sektorit privat dhe krijimin e kushteve më të mira për investime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës