Konsumatorët të cilët grumbullojnë kupona fiskal dhe po i dërgojnë në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për të fituar para gjatë aplikimit për rimburism të vlerës së tatueshme, janë të obliguar që gjatë procesit të aplikimit të vendosin në pliko të dhënë të sakta, si: numrin personal, numrin e llogarisë bankare dhe emrin e bankës. Megjithatë, bankat komerciale në vend po aplikojnë tarifa të larta duke iu ndalur konsumatorëve deri në 25 për qind të shumës së fituar prej kuponëve me çminimin e transaksionit bankar.
Këtë veprim të cilin janë duke e bërë bankat nuk kanë të drejtë, pasi që transaksioni bëhet fjalë për brenda Kosovës jo jashtë vendit.
Drejtues të Administratës Tatimore të Kosovës thonë se për sa i përket shpenzimeve, kjo është përgjegjësi e bankave, ndërsa zyrtarë të Shoqatës së Bankave premtojnë se kjo çështje do të rregullohet në javët në vijim, duke aplikuar sisteme elektronike dhe se nuk do t’iu ndalen më përqindjet e kuponëve fiskal nga bankat atyre të cilëve po i kontribuojnë uljes së ekonomisë informale.
Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës(ATK), Nahit Sharku, deklaron për KosovaPress se bankat komerciale duhet ta kenë në konsideratë çështjen e rimbursimit të kuponëve fiskal, sepse bëhet fjalë për konsumatorë.
Sipas drejtuesit të ATK-së, çështja e Administratës Tatimore është që të shqyrtojë kërkesat dhe t’i kthejë parat në llogaritë që aplikuesit i dorëzojnë në ATK. Kurse, ATK nuk mund të kthej para kesh, por do të kërkohet patjetër një xhirollogari e aplikuesit.
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, për KosovaPress thotë se janë duke bashkëpunuar me ATK dhe Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) që tarifat mos të aplikohen në këtë formë, por të procedohen përmes modulit masiv që mos të ketë tarifa në marrjen e rimbursimit të kuponëve fiskal.
Sipas kreut të shoqatës së bankave, tarifat janë aplikuar si transaksione të rregullta, ku në fakt ishte dashur të aplikohet një kod special i cili liron qytetarët nga tarifat.
Kreu i shoqatës së bankave beson se të gjithë duhet të mobilizohen që kuponët fiskal të mblidhen sa më shumë nga qytetarët dhe të dorëzohen e të kenë shpërblimin e tyre pa u tatimuar ose pa pasur tarifa të caktuara sepse, siç tha ai, në mbledhja e kuponëve fiskal është edhe në dobinë e ekonomisë së Kosovës.
Deri më tash, sipas informatave të ATK-së, janë rreth 25 mijë aplikantë që kanë dorëzuar kuponë fiskal në ATK për rimbursim. Këto të dhëna ndryshojnë nga dita në ditë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lansohet rrjeti që mundëson luftimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit
Samiti i Sigurisë Adria 2024 hapet zyrtarisht në Sarajevë – ngjarja më e madhe e industrisë së sigurisë në Evropën Juglindore
Mustafa: Vetëm 18% e grave në Kosovë janë të angazhuara në sektorin e biznesit
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Misteri i shpikësit të Bitcoin
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand