Ligji i ri i prokurimit publik në Kosovë, i cili pritet të miratohet në Kuvend, sipas përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, do të ketë rregulla të reja të prokurimit publik, në mënyrë që të parandalohen keqpërdorimet që kanë mundur të jenë bërë në fushën e prokurimit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tregon se me Ligjin e ri të prokurimit publik do të forcohet llogaridhënia dhe transparenca.
“Njëri ndër mekanizmat për rritjen e efikasitetit të shpenzimeve publike është edhe aplikimi i prokurimit elektronik, i cili nuk është bërë më herët, me anë të të cilit synohet prokurimi i rreth 12 për qind të shpenzimeve publike në projektet tenderuese, si dhe zvogëlimi i shpenzimeve administrative deri në 30 për qind. Në këtë kontekst, është përgatitur projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për prokurimin publik, i cili tanimë është përcjellë në Qeveri dhe së shpejti pritet miratimi i tij”, bën të ditur Shahini.
Ligji i prokurimit publik është miratuar në vitin 2003. Deri më tani ky ligj ka pësuar më shumë se pesë herë ndryshime.
Qëllimi i Ligjit për prokurim publik është që të sigurojë mënyrën më efikase, më transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve publike dhe burimeve publike në Kosovë, duke përcaktuar kushtet dhe rregullat që do të zbatohen.
Janë rreth 700 milionë euro në vit të buxhetit të Kosovës, të cilat shpenzohen përmes prokurimit publik. Për të gjitha këto mjete që shpenzohen përmes prokurimit publik, thekson Muharrem Shahini, nga Ministria e Financave do të ketë shpenzim të drejtë.
Fusha e prokurimit publik në Kosovë, nga përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe ekspertë të çështjeve ekonomike, vazhdimisht konsiderohej terreni më i përshtatshëm i keqpërdorimit të parasë publike.
Nga keqpërdorimet që janë bërë në fushën e prokurimit publik, përfaqësuesit e organizatës joqeveritare “FOL”, e cila merret me monitorimin e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike, kishin theksuar së janë vlera të mëdha të parasë që keqpërdoren.
Fidan Kalaja, nga Lëvizja “FOL”, thotë se nga hulumtimet që ata kanë bërë, është evidentuar se në fushën e prokurimit ka afera korruptive.
“Rreth 40 për qind e buxhetit të Kosovës shkon përmes procedurave të prokurimit. Nëse kësaj ia shtojmë 20 për qindëshin që keqpërdoret, atëherë i bie se rreth 100 milionë euro në vit këto mjete rrezikohen të keqpërdoren nga zyrtarët publikë, përmes procedurave të prokurimit”, thotë Kalaja.
Ndryshe, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), kishte konstatuar se në vitin 2014 ka pasur shkelje në fushën e prokurimit. Në 537 raste të raportuara, sipas këtij organi, nuk është respektuar Ligji i prokurimit publik.
Organi Shqyrtues i Prokurimit kishte theksuar se ka pasur parregullsi në vlerësimin e ofertave, në marrjen e vendimeve të gabuara për fituesit, në trajtim jo të barabartë të ofertave, në dosjet e tenderit, specifikimet teknike, kriteret për dhënie të kontratës dhe shkelje të tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lansohet rrjeti që mundëson luftimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit
Samiti i Sigurisë Adria 2024 hapet zyrtarisht në Sarajevë – ngjarja më e madhe e industrisë së sigurisë në Evropën Juglindore
Mustafa: Vetëm 18% e grave në Kosovë janë të angazhuara në sektorin e biznesit
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Misteri i shpikësit të Bitcoin
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand