LAJMI I FUNDIT:

Subvencionimi i pagave, rrit punësimin

Subvencionimi i pagave, rrit punësimin

Subvencionimi i pagave për punëdhënësit nga Qeveria e Kosovës dhe organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, është një ndihmë për bizneset dhe njëherësh gjeneron mundësi të reja për punësim, vlerësojnë zyrtarë qeveritarë dhe afaristë në Kosovë, sipas të cilëve, ky program është i qëlluar.

Programi për subvencionimin e pagës, që bashkë-financohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka për qëllim përkrahjen e punëdhënësve, të cilët ofrojnë mundësi punësimi për qytetarët e pa punë, të cilët janë të regjistruar në zyrat komunale të punësimit.

Programi nënkupton pagesën e së paku 50 për qind të pagave për punëtorët e rinj, për një periudhë 6, 9 ose 12 muaj për punëtorët, në varësi të vështirësive që kanë punëkërkuesit në hyrjen në treg të punës.


Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj, thotë se paga e një punëtori nuk duhet të jetë më e ulët se paga minimale.

Ndryshe, paga minimale e caktuar me vendim të Qeverisë së Kosovës në vitin 2011 është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.

“Në momentin që biznesi i merr ata persona, në Kosovë zvogëlohet numri i të papunëve, rritet punësimi dhe njëkohësisht përfiton biznesi, sepse e rrit profitin. Por, përparësi kryesore kanë njerëzit që janë të papunë, por që bizneset shprehen interes dhe në bazë të specifikimeve që bizneset i kërkojnë këta punëtorë”, thotë Hajzeraj.

Afaristë të ndryshëm në Kosovë e quajnë hap të duhur zbatimin e këtij programi.

Shaqir Palushi, pronar i kompanisë “Frutex”, e cila merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike në Kosovë, thotë se është i gatshëm të pranojë punëtorë të rinj paga e të cilëve financohet.

Ai thotë se me subvencionimin e pagës së punëtorëve, do të lehtësohej çështja financiare dhe do të mundësojë rritjen e kapaciteteve prodhuese.

Edhe nënkryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Burim Pirraj, njëherësh pronar i kompanisë përpunuese të mishit “Meka”, konsideron se ky program është stimulues për kompanitë e sektorit privat.

Ndryshe, gjatë fazës së parë, 1100 vende të reja të punës janë shpallur në zyrat e punësimit në gjithë Kosovën, nga të cilat 400 janë përzgjedhur për t’u subvencionuar. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori