LAJMI I FUNDIT:

Bizneset kosovare në forumin me 4500 kompani gjermane

Bizneset kosovare në forumin me 4500 kompani gjermane

Rreth 15 kompani kosovare do të marrin pjesë në Forumin biznesor gjermano-kosovar, i cili do të organizohet në Berlin të Gjermanisë më 27 nëntor të këtij viti. Forumi i parë ekonomik Gjermani-Kosovë ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Gjermanisë dhe Kosovës, duke kontribuar në zhvillim të vendit.

Kështu është thënë në konferencën për media të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), lidhur me mbarëvajtjen e këtij forumi.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka thënë se Kosova në rrugëtimin e vet drejt familjes evropiane duhet të jetë e fokusuar që krahas integrimit politik të arrijë edhe integrim ekonomik. “Kjo nënkupton që kompanitë tona duhet të jenë të certifikuara, të licencuara dhe t’i përmbushin të gjitha kriteret e parapara për një konkurrencë të barabartë, jo vetëm në tregun e brendshëm, por që të jenë konkurrent dhe aktiv edhe në tregjet ndërkombëtare”, ka thënë Gërxhaliu.


Duke parë parasysh rëndësinë e zhvillimit ekonomik në Gjermani si fuqi botërore, ai ka thënë se partneriteti dhe bashkëpunimi ekonomik me institucione gjermane, e në veçanti me komunitetin e biznesit ka një rëndësi të veçantë. “Është një mundësi shumë e mirë për kompanitë që t’i promovojnë produktet në këtë forum dhe jo vetëm për të përmirësuar imazhin e vendit, por për të gjetur mundësi për të depërtuar në tregjet e jashtme, sepse vetëm në këtë mënyrë do të jenë efektet e dëshiruara”, ka thënë ai.

Sipas tij, sektorët kyç që dëshirojnë t’i promovojnë janë ndërtimtaria, energjetika, minierat, por orientimi kryesor do të jetë edhe promovimi i produkteve bujqësore.

Përfaqësuesi i Forumit biznesor Gjermani-Kosovë, Salim Abu Abed, ka thënë se qëllimi substancial i këtij përafrimi është që sa më tepër kompani kosovare t’i motivojnë dhe t’iu ofrojnë mundësi për të depërtuar në tregun e Gjermanisë dhe po ashtu kompanitë gjermane prodhuese t’i bartin në Kosovë.

Ai ka theksuar se në Gjermani edhe më tej ekziston një opinion jo aq i mirë për Kosovën. Sipas tij, Kosova duhet të rregulloj stabilitetin dhe furnizimin me energji elektrike për të tërhequr investitorë nga Gjermania. “Jemi duke punuar shumë në këtë drejtim që këtë pamje të Kosovës ta ndryshojmë. Viteve të fundit kemi pasur më tepër se 10 delegacione me kompani dhe brende të mëdha gjermane në Kosovë që të kenë informacione nga dora e parë me qëllim të përmirësimit të imazhit”, tha Abu Abed.

Kompanitë e mëdha, sipas tij, kërkojnë një kohë më të gjatë për analiza të hulumtimeve derisa të binden që të investojnë në fusha të ndryshme në Kosovë. “Kompanitë gjermane janë të gatshme që të investojnë në Kosovë, mirëpo është një proces i zgjatur, sepse varet nga stabiliteti politik. Nuk duhet të jemi skeptik në këtë drejtim, ka qasje dhe opinione pozitive, ku është një diasporë e mrekullueshme, e cila lobon shumë për Kosovën dhe për të përmirësuar imazhin e saj”, theksoi ai.

Në këtë forum do të marrin pjesë 4500 ndërmarrje gjermane, ndërsa 15 stenda janë të rezervuara për kompanitë kosovare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori