Qytetarët po përtojnë të mbledhin kuponë fiskal për të fituar maksimumi 20 euro shpërblim. Më shumë, thonë se, po u kushton grumbullimi, futja në zarfe e pritja në radhë për t’i dorëzuar se vlera e parave që marrin.
“A maltretohet njeri për 10 euro”, thotë me shaka Ibushi nga Prishtina, duke vlerësuar të komplikuar procedurat e Administratës Tatimore për të nxitur qytetarët që të kërkojnë kupon fiskal gjatë blerjeve.
Kjo edhe duket të jetë arsyeja që një numër simbolik i është përgjigjur ftesës së Ministrisë së Financave që ti ruajnë kuponët fiskalë dhe ti dorëzojnë në ATK për rimbursim.
Që kurë vendimi ka hyrë në fuqi, nga afro 2 milionë banorë sa ka Kosova vetëm 22 mijë e 200 qytetarë janë përfitues nga grumbullimi i kuponëve fiskal.
Prej tyre, 8 mijë e 970 qytetarë do të kompensohen me nga 20 euro ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë nga Prishtina. “Numri me i madh i përfituesve i përkasin grupit te III-të, 8 mijë e 970 qytetarë ose 40.05 për qind do rimburesohen me nga 20 euro, ndërsa nga 10 euro do ju kthehen 7 mijë e 260 qytetarëve ose 32.4 për qind dhe 5 mijë 970 qytetarë ose 26.66 për qind nga mbledhja e kuponëve do i përfitojnë nga 15 euro”, ka thënë zyrtar të ATK-së për Gazetën Fjala.
Vlera e totale e këtij rimbursimi do t’i kushtoj ATK-së 341 mijë e 550 euro.
Edhe Flora Kraniqi, ka treguar se ka qenë një procedurë e vështirë mbledhja e kuponëve fiskal, ndërkohë shpërblimi, thotë se është tepër i ultë. “Kam bërë mbledhjen e kuponëve fiskal edhe pse ka qenë një procedurë e vështirë, tërë kohën është dashur ta kërkoj kuponin fiskal nga marketet nga dyqanet ku jam furnizuar. Por, rimbursimi është një shumë i vogël për konsumatorët”, thotë ajo derisa tregon se në të ardhmen dyshon se mund të mbledh kuponë të tillë, nëse ATK-ja nuk do ta rris shumën e rimbursimit.
Selatin Kaqaniku, drejtor i shoqatës “Konsumatori”, ka thënë se ky Udhëzim Administrativ nuk është i mjaftueshëm, pasi që, sipas tij, sistemi fiskal në Kosovë ka shumë probleme.
“Ne gjithmonë si Shoqatë e kemi kërkuar këtë Udhëzim Administrativ se do të sjellë përmirësimin e kulturave fiskale në Kosovë. Mirëpo, ky është një segment, i cili nuk është i mjaftueshëm në një tërësi të sistemit fiskal ku ka shumë probleme. Shumë ligje nuk respektohen, sistemi i drejtësisë nuk është efikas, si dhe mekanizmat e mbikëqyrjes dhe të inspektimit të tregut”, ka thënë ai.
Sipas tij, shuma e kthimit të kuponit fiskal është shumë e vogël dhe joproporcionale me kontributin e konsumatorit tatimpagues. “Ne nuk kemi bërë një krahasim se qysh aplikohet kjo në vendet e rajonit, por ne si Shoqatë mendojmë se është një shumë e vogël dhe joproporcionale me kontributin e konsumatorëve taksapagues. Madje, edhe modeli si praktikohet është shumë i ngadaltë” ka thënë ai.
Në prill të këtij viti, në Kosovë hyri në fuqi udhëzimi administrativ, i cili parashihte që për të gjithë konsumatorët, të cilët dëshmojnë marrjen e kuponëve fiskal dhe i dërgojnë në Administratën Tatimore të Kosovës, do të përfitojnë para.
Kjo u bë me shumë për qëllim të fiskalizimit të bizneseve në Kosovë, proces ky që ka filluar që disa vite por ka ngecur,ku sipas të dhënave zyrtare të vitit të kaluar, mbi 130 mijë biznese sa janë të regjistruara në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ATK-ja ka fiskalizuar mbi 20 mijë biznese me afër 26 mijë pajisje të instaluara në këto biznese.
800 euro blerje 20 euro përfitim
Qytetarët të cilët mbledhin më shumë se 30 kuponë fiskalë me vlerë prej 250 e deri në 500 euro do të rimbursohen në vlerën 10 euro, ndërsa nëse qytetarët mbledhin më shumë se 40 kuponë me vlerë deri 501 deri në 800 euro do të rimbursohen në vlerën 15 euro dhe me më shumë se 50 kuponë me vlerë mbi 800 euro do të rimbursohen në vlerën 20 euro./Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Guvernatori Ismaili pjesë e takimit themelues të Grupit Drejtues për SEPA
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë