Në bashkëpunim me Shoqatën e Bizneseve të Evropës Lindore me seli në Gjermani (Osteuropaverein der deutschen Wirtschaft) si dhe Bankën ProCredit në Gjermani, Banka ProCredit Kosovë morri pjesë në një takim informues me më shumë se 50 biznese gjermane në Palmengarten në Frankfurt Am Main.
Kompanitë gjermane, të cilat përfaqësonin sektorin e bujqësisë, inxhinierisë mekanike, tekstilit, teknologjisë informative dhe sektorë të energjisë së rinovueshme, kanë mirëpritur këtë takim që për së afërmi të njihen me operimin dhe mundësitë e bashkëpunimit me bankat ProCredit në Evropën Juglindore, përshirë edhe Kosovën.
Drejtues të lartë të ProCredit Bank në Kosovë, z. Ilir I. Aliu dhe znj. Eriola Bibolli kanë zhvilluar diskutime të drejtpërdrejta me disa nga bizneset gjermane duke prezantuar infrastrukturën dhe stabilitetin financiar të Bankës ProCredit në Kosovë, si një mundësi e mirë për të konsideruar investimin e këtyre kompanive në ekonominë kosovare.
Në fjalinë mirëseardhëse, kryetari i bordit drejtues të shoqatës së Bizneseve të Evropës Lindore, Dr Marcus Felsner, theksoi rëndësinë e Evropës Juglindore dhe Lindore në stabilitetin e Evropës. Ai shprehu keqardhjen e tij që rajoni është duke u portretizuar në një mënyrë shumë të njëanshëm, sepse kjo po e largon vëmendjen nga fakti se këto vende kanë rritje ekonomike pozitive që është kryesisht i nxitur nga Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Lidhjet ekonomike mes kompanive gjermane dhe bizneseve në Evropën Juglindore dhe Lindore u kanë ofruar mundësi njerëzve në rajon dhe kështu, sipas tij, në mënyrë efektive duke kontribuar në stabilitetin e Evropës.
“Si bankë e specializuar në mbështetje financiare të bizneseve të vogla dhe të mesme, ne synojmë të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët tanë kudo. Në këtë mënyrë, ne në ProCredit sigurohemi që të kuptojmë klientët tanë, modelet e tyre të biznesit si dhe projektet e tyre. Kjo është mënyra e vetme që të ju ofrojmë cilësi në shërbime, gjë që ulë rreziqet për klientët gjithashtu edhe për ne si bankë” – ka thënë me këtë rast Christoph Freytag, zëdhënës i Këshillit Drejtues të Bankës ProCredit në Gjermani.
Vlen të theksohet që Banka ProCredit në Kosovë ka përmbyllur gjashtëmujorin e parë të vitit me rezultate të mira financiare, rezultate këto që përmbushin pritshmërit tona duke përforcuar tutje pozitën e të qenit një ndër institucionet më të fuqishme, më stabile dhe më inovative në industrinë bankare. Ne ruajtëm pozitën udhëheqëse në sektorin bankar me 26 për qind të aseteve totale dhe një pjesëmarrje tregu prej 24 për qind në kredi bruto dhe 26.4 për qind në depozita. Asetet e përgjithshme në fund të Qershorit 2015 janë 780 milionë euro. Depozitat e klientëve kanë dëshmuar sërish besueshmërinë e lartë të qytetarëve të Kosovës në bankën tonë – ku totali i depozitave në fund të Qershorit 2015 arriti shumën prej 663 milionë euro.
Në ofrimin e shërbimeve financiare për klientët e biznesit, Banka ProCredit vazhdon të jetë e pozicionuar mirë dhe ka vazhduar të fuqizoj edhe me tej pozitën e saj udhëheqëse duke ofruar shërbime inovative për klientët e biznesit, siç janë shërbimet depozituese në Zonat 24/7. Si bankë, ne synojmë të jemi zgjedhje e parë për klientët e biznesit ku total portofolio e kredive në Bankën ProCredit në Qershor të vitit 2015 arriti shumën prej 458 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Guvernatori Ismaili pjesë e takimit themelues të Grupit Drejtues për SEPA
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë