LAJMI I FUNDIT:

Me Mustafën rritja e pagave as 4 për qind, kurse Thaçi i kishte rritur deri në 150 për qind

Me Mustafën rritja e pagave as 4 për qind, kurse Thaçi i kishte rritur deri në 150 për qind

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përveç që nuk kishte guxim ta realizojë rritjen e pagave në përputhje me vendimin e paraardhësit të tij, Hashim Thaçit, tash zëvendës i tij, me ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive po e sanksionon edhe rritjen e tyre.

Punonjësve të sektorit publik nuk iu mbetet më asgjë tjetër, përveç që ta harrojnë rritjen e pagave në përqindje dyshifrore, sikurse që kishin rast ta gëzonin rritjen në të kaluarën.

Edhe pse ishte kritikuar shpeshherë për rritjen e pagave para zgjedhjeve, Thaçi disa herë gjatë mandatit të tij kishte rritur pagat për shërbyesit civil dhe kjo rritje kishte lëvizur nga 80 për qind deri në 144 për qind në varësi të sektorëve.


Por, tani rritja e pagave mund të bëhet vetëm proporcionalisht me rritjen e bruto produktit të brendshëm (GDP), e cila në vitet e fundit nuk ka kaluar lartësinë e 4 për qind.

Është kjo një politikë e re Qeverisë Mustafa, e cila po e sanksionon rritjen e pagave me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. Ky sanksionim nga krahu i djathtë politik i Mustafës, Avdullah Hoti, tash ministër i Financave, është arsyetuar me obligimet që ka Kosova nga marrëveshja të cilën e ka lidhur me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), raporton ORAinfo.

Ndryshe, të dhënat për vitet 2007-2013, kur kryeministër i Kosovës ishte Hashim Thaçi tregojnë për rritje ekonomike, që ka rezultuar me normë mesatare të rritjes së Bruto-Produktit Vendor (BPV) prej rreth 4.5 për qind. Kurse, ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, ku ishte përfshirë edhe rregulla fiskale, e cila kufizonte nivelin e deficitit buxhetor 2 për qind në raport me BPV, kishte bërë që Kosova të ketë borxhin publik ndër më të ulëtin në Evropë.

Në fund të mandatin të tij si kryeministër i Kosovës, Thaçi kishte marrë vendim edhe për një rritje të re të pagave që do të përfshinte rreth 82 mijë punëtorë kosovarë të të gjitha kategorive, e cila nuk është realizuar kur në krye të Qeverisë erdhi Isa Mustafa.

Thaçi kishte thënë se nga viti 2007 e deri më 2013, rritja e pagave ka përfshirë të gjitha kategoritë. Ndërsa, rritja e re e pagave, do të përfshinte infermierët, mjekët, policët, profesorët universitarë, mësuesit, zjarrfikësit, punëtorët e administratës, shërbyesit civilë, gardianët, prokurorët, gjykatësit, doganierët, inspektorët tatimorë, të gjithë pjesëtarët e FSK-së, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, veteranët, minatorët, gjithashtu edhe pensionistët kontribut dhënës.

“Nëse analizojmë rritjen e pagave nga viti 2007 deri më 2013, për infermierët ka ndodhur një rritje prej 86 për qind, për mjekët 86 për qind, për policët 54 për qind, për profesorët universitarë mbi 100 për qind, për mësuesit mbi 50 për qind, për zjarrfikësit mbi 43 për qind, për shërbyesit civilë 43 për qind, për gardianët, punëtorët e administratës, për prokurorët 149 për qind, për gjykatësit 163 për qind, për doganierët 144 për qind, inspektorët tatimorë 143 për qind. Gjithashtu në rritje për rreth 70 për qind, janë përfshirë edhe invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve. Ndërsa, në vitin e kaluar vetëm për pensionistët kontributdhënës ka ndodhur një rritje prej 26 për qind dhe rritje do te ketë për minatorët”, kishte deklaruar Hashim Thaçi në fund të mandatit të tij si kryeministër i Kosovës. /ORAinfo/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori