Situata paradoksale janë duke e përshkuar asamblenë komunale të Prishtinës muajve të fundit. E ndër më paradoksalet ishte një e sotmja kur këshilltarët e partive opozitare LDK e PDK votuan propozim-buxhetin për vitin 2016 për komunën e Prishtinës pa praninë e këshilltarëve të Vetëvendosjes dhe kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti, të cilët, paraprakisht e kishin braktisur seancën e asamblesë.
Me 32 asamblistë të pranishëm ky propozim buxhet bashkë me kërkesat e tyre kaloi me 29 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime.
Për vitin e ardhshëm, komuna e Prishtinës pritet ta ketë një buxhet prej rreth 66 milionë euro.
Në fakt, pikat 3, 4 dhe 5, e rendit të ditës u bënë “mollë sherri” mes Vetëvendosjes dhe asamblistëve të PDK-së e LDK-së, prandaj të parët bashkë me ekzekutivin e kryeqytetit lëshuan mbledhjen e 7-të të Kuvendit Komunal. Këto pika që kishin të bënin me shqyrtimin e planeve rregullative u bënë shkas që asamblistët e opozitës të votojnë kundër këtij rendi të ditës. Nga 47 anëtarë të pranishëm, 26 votuan kundër, 21 për dhe 2 abstenuan.
Para se te votohej, Lirak Çelaj (PDK) ri përsëriti qëndrimin e opozitës. “Liburn Aliu të japë dorëheqje. Çdo propozim nga kjo drejtori nuk do ta shqyrtojmë fare”. Por Yll Hoxha I VV-së iu kundërpërgjigj: “Kërkesa nuk ka ardhë nga Liburni, por nga Kryetari”. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme që t’i bind asambleistët e opozitës që ta votojnë rendin e ditës.
E meqë ata votuan kundër, nënkryetari Dardan Sejdiu u bëri thirrje ekzekutivit që t’a lëshojnë sallën. Bashkë me ta dolën edhe grupi i asamblesitëve të Vetëvendosjes. Por, në sallë pati kuorum të mjaftueshëm që mbledhja të vazhdojë.
Gjithsesi, pas kësaj i pari i Komunës, i cili nuk ishte prezent në mbledhje, thirri konferencë. Ai akuzoi Sami Hamitin e Lirak Çelajn për këtë bllokim.
“Është e qartë që koalicioni Sami (Hamiti) – Lirak (Çelaj) janë të interesuar që ta bllokojnë qytetarin e Prishtinës ashtu siç kanë bërë edhe 15 vitet e fundit”, tha Ahmeti.
E zëvendësi i Ahmetit, Dardan Sejdiu, tha që veprimet e opozitës janë të qëllimshme dhe me interesa përfitimesh.
“Janë të interesuar për anarki dhe pa rregull, sepse vetëm kështu politika e lidhur me biznesin, pra kjo politikë e tyre e lidhur me biznesin përfiton”, u shpreh Sejdiu.
Po ashtu Muhedin Nushi, drejtor në Drejtorinë e Administratës, njoftoi asamblistët se që nga mbledhja e ardhshme ata do të votojnë në mënyrë elektronike pasi salla e asamblesë komunale do të digjitalizohet. /Kallo.com/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Guvernatori Ismaili pjesë e takimit themelues të Grupit Drejtues për SEPA
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë