Nga buxheti i shtetit deri më tani janë paguar miliona euro për projektin e Brezovicës. Por, fatura që shteti do të paguajë ende për shpronësimin e tokave, në të cilat do të ndërtohet resorti Brezovica, pritet të kalojë shifrën e 30 milionë eurove.
Javën e kaluar ka përfunduar edhe vlerësimi i pronës së paluajtshme.
Gazeta “Zëri” ka mësuar se pritet në total të shpronësohet sipërfaqja prej 3092 hektarësh dhe mbi 70 objekte. Vlerësimi i pronave është bërë nga vlerësuesit e licencuar, nën mbikëqyrjen e ekspertit ndërkombëtar, Mike Mc Dermott.
Nga Ministria e Financave, më saktësisht Zyra për Vlerësimin e Pronës së Paluajtshme në Departamentin e Tatimit në Pronë, thonë se janë të obliguar për ta bërë vlerësimin e të gjitha pronave të paluajtshme, të cilat janë objekt i procedurës së shpronësimit.
Po ashtu, nga ky Departament kanë bërë të ditur se kanë përfunduar edhe llogaritjen e dëmeve që kanë të bëjnë me shpronësimin në bazë të kërkesave, të cilat vijnë nga oraganet e ndryshme shtetërore për shpronësim.
Qeveria e Kosovës, më 14 prill 2015, ka nënshkruar kontratën për partneritet publiko-privat 99-vjeçar me “Brezovica Resorts L.L.C”, për dizajnimin, ndërtimin, financimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Qendrës Turistike në Brezovicë.
Para hyrjes në fuqi të kontratës, Qeveria obligohet që t’i identifikojë të gjitha palët, të cilat kanë apo pretendojnë të kenë ndonjë të drejtë ose detyrim kontraktues me ndonjë person fizik ose juridik që vepron brenda haësirës për zhvillimin e projektit të Brezovicës. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Guvernatori Ismaili pjesë e takimit themelues të Grupit Drejtues për SEPA
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë