Mundësitë dhe potencialet ekzistuese që ofron sektori i bujqësisë në vendin tonë, sfidat me të cilat përballen fermerët dhe përpunuesit e produkteve bujqësore, hartimi i politikave më të favorshme në përkrahjen e këtij sektori dhe ndikimi i tij në përmirësimin e bilancit tregtar dhe në zhvillimin ekonomik të vendit, ishin disa nga temat të cilat u diskutuan gjatë një tryeze me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka vlerësoi përpjekjet e deritashme të Ministrisë së Bujqësisë, duke shtuar se rritja e buxhetit për përkrahje të aktiviteteve bujqësore kanë inkurajuar interesim më të madh për iniciativa dhe projekte në këtë sektor.
Ndërsa, President i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Hakif Gashi, u shpreh në përkrahje të organizimeve të tilla të cilat mundësojnë të kemi diskutime rreth zhvillimit ekonomik të vendit dhe mundësive që ofrojnë sektorët përkatës, përfshirë edhe atë të bujqësisë, duke potencuar prodhimin si faktor kryesor me ndikim edhe në përmirësimin e bilancit tregtar aktual.
Në anën tjetër, Ministri Krasniqi theksoi rëndësinë që ka dialogu dhe komunikimi efikas dhe i hapur mes institucioneve të vendit dhe bizneseve, e sidomos në krijimin e politikave të cilat mundësojnë rezultate konkrete pozitive drejt zhvillimit të sektorit privat dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi.
Ai përmendi bujqësinë si një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe institucionit që ai drejton, si një ndër sektorët më me potencial që po shënon rritje të vazhdueshme me pjesëmarrje momentale prej 12 për qind në Bruto Produktin Vendor. Ai po ashtu shtoi se rreth 20 për qind e gjithë punësimit në Kosovë është i lidhur më këtë sektor. Krasniqi gjithashtu njoftoi të pranishmit lidhur me projektet vijuese të kësaj Ministrie, përfshirë edhe programin për zhvillim rural i cili synon të krijoj afro 2500 vende të reja pune vetëm gjatë këtij viti.
Sa i përket objektivave qendrore, Krasniqi përmendi rritjen prodhimit vendor, përmirësimin e bilancit tregtar përmes përforcimit të kapaciteteve primare dhe sekondare, rritjen e standardit dhe cilësisë dhe diversifikimin e aktiviteteve nëpër ferma, si dhe avancimin e njohurive dhe inovacioneve në bujqësi, kjo e fundit përmes shërbimeve këshilluese.
Ministri Krasniqi foli edhe për sfidat me të cilat ky sektor përballet. Ai tha se problemet janë kryesisht strukturore, duke përmendur fragmentalizimin e tokës, mungesën e kapaciteteve të ujitjes, infrastrukturën e kufizuar rurale, dhe qasjen e limituar në kreditim.
Pas prezantimeve, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë me Ministrin Krasniqi, duke adresuar disa nga shqetësimet dhe çështjet me të cilat ata përballen gjatë veprimtarisë së tyre, për të cilat Ministri u zotua që do t’i marrë parasysh dhe trajtojë me seriozitet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës