Në Kosovë, përveç dhjetë bankave komerciale, veprojnë edhe 18 institucione mikrofinanciare me 113 njësi. Pjesa më e madhe e këtyre institucioneve janë me pronësi të huaja. Por, për ndryshim nga bankat komerciale që kohëve të fundit kanë ulur normat e interesit për kredi, institucionet mikrofinanciare nuk kanë marrë një hap të tillë.
Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, thuhet se normat e interesit për kredi në këto institucione arrijnë afër 25 për qind. Institucionet mikrofinanciare i referohen kryesisht shërbimeve të vogla financiare, si kredi për individ, fermerë dhe biznese.
Ekspertë për çështje financiare, ndërkaq konsiderojnë se kamatat janë jashtëzakonisht të larta.
Milazim Abazi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se këto institucione duhet që gjejnë mënyra dhe forma për uljen e kamatave të kredive. “Pse nuk i ulin kamatat mikrofinancat? Unë mendoj se janë dy arsye: Për shkak se mikrofinancat nuk kanë të drejtë të grumbullojnë kursimet që janë burimet më të lira, se financimet e kredive. Po ashtu, këto institucione merren vetëm me kredi të vogla. Ndërsa edhe bankat , për kreditë e vogla nuk kanë ulur interesat”, thotë Abazi.
Kurse profesori i Biznesit në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Besnik Krasniqi, thotë se normat e interesit për kredi si në bankat komerciale po ashtu edhe te ato mikrofinanciare, janë më të lartat në rajon dhe në këtë mënyrë nuk kanë reflektuar në zhvillimin e bizneseve.
“Tek institucionet mikrofinanciare gjithkund në botë normat e interesit për kredi janë më të larta për shkak se risku i projekteve që financojnë këto institucione është më i madh se sa rreziku mesatar në biznes. Dhe nëse e shohim strukturën në Kosovë, këto institucione kanë financuar projekte në bujqësi. Por, në nivelin e përgjithshëm këto norma të interesit janë përcaktuar ngaoferta e përgjithshme e parasë që ndodhet në treg, për arsye se një kohë të gjatë në Kosovë ka pasur mungesë të parave të gatshme dhe kapitalit”, ka thënë Krasniqi.
Por, për dallim nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë, në këto institucione procedurat e aplikimit për kredi janë më të thjeshta dhe të shpejta, por edhe koha e procedimit dhe aprovimit kërkon kohë më të shkurtër.
Këto janë edhe një ndër arsyet pse qytetarët nuk hezitojnë të marrin kredi në këto institucione me norma të larta të kredisë, thotë Milazim Abazi.
“Arsye themelore është se procedurat e lejimit të kredive të vogla në mikrofinanca janë shumë më të thjeshta dhe qytetarët të cilët vendosin në momentin e fundit të marrin kredi, nuk mund të presin procedurat e stërzgjatura në bankat komerciale dhe orientohen te procedurat më të shkurtra tek mikrofinancat. Mirëpo ka vend për ulje të interesave për kreditim, si nga bankat po ashtu edhe nga mikrofinancat”, thekson Abazi.
Pavarësisht normave të larta, vlera e kredive në këto institucione ka arritur afër 80 milionë euro.
Po ashtu, në raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, vërehet se në këto institucione ka rritje vjetore të kredive, sidomos te kreditë për ndërmarrje. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Guvernatori Ismaili pjesë e takimit themelues të Grupit Drejtues për SEPA
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë