LAJMI I FUNDIT:

Oda Amerikane nis Javën e Arbitrazhit në Kosovë

Oda Amerikane nis Javën e Arbitrazhit në Kosovë

Në përvjetorin e katërt të themelimit të institucioneve të arbitrazhit në Republikën e Kosovës, Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon javën e arbitrazhit e cila do të zgjasë deri më 16 tetor dhe do të përfshijë aktivitete që kanë për synim promovimin e mëtejmë të përparësive që ofrojnë arbitrazhi dhe ndërmjetësimi si mjete më efikase të zgjidhjes së kontesteve komerciale.

Me këtë rast, Oda Amerikane sot do të organizojë një tryezë mbi rëndësinë e arbitrazhit për bizneset e Komunës së Gjilanit, nesër do të organizojë një webinar (seminar përmes internetit) për gratë arbitre me Beata Gessel-Kalinowska vel Kalisz, eksperte polake e arbitrazhit dhe e së drejtës komerciale, si dhe më 16 tetor do të organizojë një diskutim të hapur me studentët e Universitetit Universum.

Ngjarja kryesore në kuadër të javës së arbitrazhit do të jetë konferenca “Arbitrazhi në Evropën Juglindore: Rasti i Kosovës” e cila organizohet më 15 tetor në bashkëpunim me Forumin e Arbitrave të Rinj (YAF) të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) me seli në Paris, njoftoi OAEK.


Arbitrazhi është mekanizëm më efikas i zgjidhjes së kontesteve të natyrës komerciale dhe si i tillë ofron përparësi të jashtëzakonshme për ndërmarrjet private duke e pasur parasysh mosefikasit etin e punës së gjykatave përkatëse, thuhet në komunikatën e OEAK. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Ekonomi
Reagon Bajrami pas rritjes së pensioneve: Tentativë me ble vota

Reagon Bajrami pas rritjes së pensioneve: Tentativë me ble vota

Ekonomi
Kalo në kategori