LAJMI I FUNDIT:

BB: Të shqyrtohet mundësia për ndihmë financiare për fqinjët e Sirisë

BB: Të shqyrtohet mundësia për ndihmë financiare për fqinjët e Sirisë

Banka Botërore (BB), planifikon të bisedojë me aksionarët e saj që të kompensojë vendet fqinje të Sirisë, për shpenzimet financiare rreth emigrantëve që i kanë këto vende, për një kohë të gjatë, kanë thënë zyrtarë të Bankës Botërore, në një konferencë në Gjenevë, raporton Reuters.

“ Është shumë e qartë se për vendet si Jordani, Libani dhe Turqia vlerësimet janë se dikur rreth 1.1-1.4 e Bruto Prodhimit të Brendshëm shkojnë për migrantët,” ka thënë Colin Bruce, zyrtar i lartë i Bankës Botërore.

Ankaraja kishte deklaruar se deri më tash, Turqia ka shpenzuar më shumë se 7.6 miliardë dollarë për strehim dhe ushqim, përderisa ka pranuar vetëm 417 milionë ndihma humanitare./Telegrafi/