Kabineti qeveritar shqyrtoi dhe miratoi sot plotësimin e Ligjit për Prokurimin Publik të Kosovës. Ministri i Financave Avdulla Hoti tha se ndryshimet e këtij ligji do të ndikojnë në transparencë. “Ky projektligj avancon prokurimin publik duke bërë procesin më efikas përmes freskimit të procedurave ekzistuese” tha ai.
Tani pritet që ndryshimet të shkojnë në Kuvend për shqyrtim përfundimtar. Në mbledhje u diskutua edhe për shqyrtim propozimin për negocimin e marrëveshjes ndërkombëtare për modernizimin e shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në QKUK.
Ministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës në vitin 2012 ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim financiar me Austrinë. “Marrëveshja përfshin kredi prej 20 milion euro me kushte të kredive të buta. Tani me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë kemi filluar përgatitjet për negocimin e marrëveshjes për modernizimin e shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në QKUK në vlerë prej 2.6 milionë euro”, tha Hoti raporton Kallxo.com.
Sipas tij, kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet me ardhjen e Presidentit të Austrisë në Kosovë në fund të muajit.
Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani tha se me këtë marrëveshje arrihet të finalizohet një projekt që shton cilësinë në këtë fushë.
Në mbledhje u shqyrtua edhe propozim- vendimi përfundimtar për shpronësimet që preken nga ndërtimi i objektit të pikë kalimit kufitar në mes të Kosovës dhe Maqedonisë si dhe ai për negocim të marrëveshjes mes Kosovës dhe Kroacisë për ndihmën reciproke në çështjet doganore.
Qeveria diskutoi edhe propozim- vendimin për themelimin e komisionit ndërministror për çështje të komuniteteve dhe u bë informimi i kabinetit qeveritar për performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Guvernatori Ismaili pjesë e takimit themelues të Grupit Drejtues për SEPA
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë