Siguria dhe cilësia e furnizimit me energji elektrike, por edhe kostoja e përballueshme e këtij produkti përbëjnë një kusht të domosdoshëm për zhvillim më të përshpejtuar ekonomik, e në veçanti për sektorin e prodhimit dhe përpunimit në vend.
Ky ishte mesazhi kryesor i dalë në një tryezë të organizuar përkitazi për këtë temë nga Komiteti i Prodhimit i Odës Ekonomike Amerikane, ku kompanitë e këtij sektori patën rastin të shpalosin shqetësimet e tyre para institucioneve kyçe në këtë fushë si Zyra e Rregullatorit të Energjisë, KEDS, KOSTT, si dhe para Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa.
Muhamet Mustafa, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, tha se energjia elektrike është një bazë për zhvillimin e sektorit të prodhimit dhe parakusht që ndërmarrjet vendore të këtij sektori të jenë konkurruese në nivel rajonal.
Ai sqaroi se struktura tarifore, veçanërisht dallimi i këtyre tarifave gjatë stinës së dimrit dhe verës, ka qenë temë e diskutimeve edhe në komision parlamentar, dhe ftoi komitetin e prodhimit që të dërgojë edhe në komision parlamentar propozimet konkrete lidhur me këtë temë.
Mustafa nënvizoi faktin se qasja e institucioneve shtetërore në fushën e energjisë duhet të ndryshojë dhe se sfidat duhet të shikohen si mundësi për të përmirësuar pozitën e prodhuesve vendorë, e jo të fshihen prapa kufizimeve të ndryshme ligjore, meqenëse edhe ligjet mund të ndryshohen në funksion të zhvillimit ekonomik.
Ai po ashtu foli për një angazhim më të shtuar të Komitetit që ai drejton në funksion të fuqizimit të pozitës së industrisë prodhuese në Kosovë. Ai tha se është evidente që Kosova duhet të përkrahë industrinë e saj prodhuese duke e ditur se kjo është një industri e re, por kjo përkrahje nuk duhet të krijojë favore ashtu që do ta dëmtonte aftësinë konkurruese të prodhuesve të brendshëm. Krejt në fund, ai tha se problemi i energjisë elektrike por edhe problemet e tjera në asnjë mënyrë nuk e bëjnë vendin të duket atraktiv para investitorëve të huaj.
Mërgim Prishtina, Kryesues i Komitetit të Prodhuesve pranë Odës Ekonomike Amerikane dhe njëherit Drejtor Ekzekutiv i kompanisë “TrePharm”, në mesin e sfidave dhe çështjeve problematike në aspekt të energjisë elektrike listoi ndërprerjet e paparalajmëruara të energjisë, dallimin e tarifave për biznese gjatë stinës së verës dhe të dimrit, dhe cilësinë e energjisë elektrike.
Ai gjithashtu theksoi se kërkesë e komitetit të prodhimit në OEAK vazhdimisht ka qenë që të ndërmirren politika që i ndihmojnë këtij sektori për t’u barazuar me prodhuesit nga shtetet e rajonit, dhe jo që të favorizohen kundrejt tyre.
Astrit Shabani, Anëtar i Komitetit dhe pronar i kompanisë “Plastika”, theksoi se Komiteti ka bërë krahasimin e çmimeve të energjisë me vendet e rajonit, megjithatë është tejet e vështirë të definohen komponentët e faturave të energjisë.
Sipas tij, për momentin kompanitë e kanë të pamundur të kuptojnë se si llogariten shpenzimet e tyre të energjisë. Shabani theksoi se një fakt tjetër shqetësues është se institucionet përgjegjëse nuk marrin përgjegjësinë për prishjen e makinerive si rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike apo cilësisë të dobët të saj.
Në anën tjetër, Petrit Pepaj, drejtor menaxhues i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), sqaroi rolin dhe funksionin që ky organ ka në aspekt të çmimeve të energjisë. Pepaj gjithashtu sqaroi se ka diskutime për të harmonizuar tarifat verore dhe dimërore, apo edhe për të standardizuar ato.
Ai theksoi se sfidë drejt një lëvizjeje të tillë është fakti se për momentin konsumatorët e biznesit ndërsubvencionojnë energjinë elektrike të shpenzuar nga konsumatorët e amvisërive, duke përmendur në këtë kontekst si shqetësim edhe humbjet komerciale dhe ato teknike. Duke folur për gjendjen e rëndë në aspektin e furnizimit me energji elektrike.
Pepaj theksoi se ZRRE-ja mirëpret propozimet për ndryshimet në strukturën tarifore në vend, mirëpo duke pasur në konsideratë se çmimi mesatar i energjisë elektrike është në nivel të ngjashëm me ato të rajonit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës