Ministri i Financave, Avdullah Hoti, nuk jep detaje nëse do të ketë apo jo rritje të pensioneve për 100 euro.
Ministri, në një intervistë për “KosovaPress”, tha se ende nuk i kanë finalizuar shifrat për vitin 2016.
Nuk dihet ende nëse do të realizohet e dhëna e fundit e ministrit Arban Abrashi që shumë shpejt do të rriten pensionet për 100 euro.
“Jemi duke i finalizuar shifrat për vitin 2016 dhe sapo t’i finalizojmë do të dalim me qëndrime konkrete”, tha Hoti.
I pyetur për procesin e përzgjedhjes së drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe drejtorit të Buxhetit të Kosovës, ministri ka thënë se kanë qenë procese transparente dhe thashethemet që dy këshilltarët e tij, Agim Dibrani të zgjidhet drejtor i ATK-së dhe Salvator Elmazi drejtor i Buxhetit, janë tendencioze.
Ai po ashtu ka shtuar se mosfunksionimi i Kuvendit rrezikon miliona euro donacione dhe kredi të parapara nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Sipas tij, me mosratifikimin e tyre, Kosova mund ti humbë ato.
Një nga projektet që rrezikon të shtyhet është edhe ai për Termokosin.
“Kemi disa marrëveshje me Gjermaninë për kredi. Janë dy marrëveshje të tjera për donacione nga Luksemburgu në Ministrinë e shëndetësisë dhe Ministrinë e Zhvillim it Ekonomik dhe ka plot ligje të cilat po presin. Të Luksemburgut njëra është (mos të flas saktë me shifra), njëra është 4 milionë tjetra me sa di është 7 milionë euro. Një marrëveshje tjetër me Gjermaninë është diku 4 milionë euro për Termokosin. Disa janë kredi dhe disa të tjera janë donacion. Është një marrëveshje tjetër me Bankën Botërore me Ministrinë e Arsimit prej rreth 11 milionë euro që priten të ratifikohet me dy të tretat e votave në Kuvend”, ka bërë të ditur Hoti.
Hoti tha po ashtu se janë në fazën finale të hartimit të buxhetit i cili sipas tij është në harmoni të plotë me Fondin Monetarë Ndërkombëtar (FMN).
Ministri i Financave po ashtu ka thënë se deri në fund të këtij muaji pret të marrë raportin nga komisioni për faljen e borxheve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova