212 milionë euro është bilanci i shumës që donatorët kanë dhënë përmes projekteve në Kosovë. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbeten dhënësit më të mëdhenj të donacioneve për Kosovën.
Në takimin e sotëm të forumit më të lartë organizuar nga Ministria për Integrim, u tha ndër të tjera se mbështetja është bërë në sektor për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, në arsim, kulturë, rini, etj.
Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se falë donatorëve Kosova ka bërë progres viteve të fundit, dhe se Qeveria ka miratuar programin e saj qeverisës dhe ka vendosur zhvillimin ekonomik në epiqendër të punës.
Sipas Mustafës donacionet janë vendosur në shërbim të qytetarëve përmes zhvillimit ekonomik në sektorët kyç. “Ne kemi bërë një progres të jashtë zakonshëm viteve të fundit dhe ky progres është arritur falë partneriteteve dhe bashkëpunimit që kemi pasur… Qeveria e Kosovës ka miratuar programin e saj qeverisës dhe ne kemi vendosur zhvillimin ekonomik në epiqendër të punës sonë. Çdo resurs në dispozicion e kemi vendosur në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve përmes zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë dhe integrimeve Euro-atlantike”, theksoi kryeministri Mustafa.
Ai në këtë takim ka treguar se nesër së bashku me ministrin e Integrimeve Evropiane do ta nënshkruajnë marrëveshjen për MSA në Strasburg. Ai ka folur për rëndësinë e kësaj marrëveshje, ku sipas tij Kosova do të jetë përfituese e madhe në shumë fusha e veçanërisht në ekonomi.
Kurse, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, theksoi sepër qëndrueshmëri ekonomike Kosovës i nevojitet përparim në të gjitha shtyllat e Strategjisë Kombëtare. SHBA është e përkushtuar për të mbështetur rritjen të qëndrueshme të sektorit privat e cila zhvillon ekonominë në Kosovë.
“Që Kosova të arrij qëndrueshmëri ekonomike nevojitet përparim në të gjitha shtyllat e strategjisë kombëtare, Kosova duhet ta zhvilloj kapitalin njerëzor, duke përmirësuar sundimin e ligjit, rritjen e konkurrencën në sektorin privat dhe në zhvillimin e infrastrukturës. Këto shtylla gjithashtu janë në vijë edhe me përpjekje të ambasadës sime për përmirësim in e sundimit të ligjit, siguria rajonale dhe zhvillimi ekonomik. Ne kemi qenë partner në zhvillimin e Kosovës gjatë 16 viteve të kaluara dhe plotësisht e mbështesim qëllimin e Strategjisë Kombëtare për zhvillim dhe integrim evropian”, theksoi Delawie.
Shefi për ekonomi dhe integrim Evropian, Thomas Gnocchi, theksoi se Kosovës i nevojitet një rritje shumë e madhe ekonomike për ta kapur hapin me rajonin. Sipas tij, bllokada e Kuvendit të Kosovës nuk i ndihmon zhvillimeve në Kosovë.
“Koordinimi përmes autoriteteve kosovare është i domosdoshëm për të marrë benefi te më të mira në gjithë asistencën, pasi kanë ndikime në zhvillimin ekonomik. Në 2014 rritja ekonomike ka qenë vetëm 0.9 për qind dhe Kosovës i nevojitet një rritje shumë e madhe ekonomike për ta kapur hapin me rajonin. Bllokada e Kuvendit të Kosovës nuk i ka ndihmuar kësaj, përmirësimi mjedisit afarist është krucial dhe Kosova duhet që ta zvogëloj ekonominë jo-formale”, deklaroi Gnocchi.
BE sipas tij, ka mbështetur Kosovën përmes programit IPA 2007-2013 mbi 600 milionë euro.
Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, duke ka paraqitur raportin e donatorëve për vitin 2014 tha se asistenca në total ka arritur shumën rreth 212 milionë euro dhe donatori më i rëndësishëm në aspektin e zotimeve financiare për 2014 është BE dhe SHBA.
“Gjatë vitit 2014, kemi pasur 22 donatorë aktiv, asistenca në total k a arritur shumën rreth 212 milionë euro. Donatorë më të mëdhenj kanë mbetur të pa ndryshueshëm dhe ata janë Bashkimi Evropian, Shtetet e bashkuara të Amerikës. Ndër shtetet e BE-së, Gjermania, Zvicra, dhe vendet e tjera”, theksoi Çollaku.
Zëvendës ministri i Financave, Agim Krasniqi, theksoi se Strategjia Kombëtare për zhvillim përbëhet në katër shtylla, sipas tij ai për kapital njerëzor dhe kohezioni social, qeverisja e mirë, sektori i zhvillimit privat, dhe infrastruktura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova