LAJMI I FUNDIT:

8 biznese të reja kalojnë në Vala

8 biznese të reja kalojnë në Vala

Sjellja e tetë kompanive të reja në Vala gjatë muajit shtator dhe realizmi i dhjetëra kontratave individuale nga udhëheqësi i një pike shitjeje në Ferizaj, Arsim Zenuni, punë e cila ra në sy edhe të drejtorit të Telekomit të Kosovës, ndikuan që ai të dallohet dhe të marrë mirënjohje.

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, vendosi t’i ndajë mirënjohje dhe një shpërblim modest për udhëheqësin e pikës së shitjes në Ferizaj, Arsim Zenuni, duke vendosur njëkohësisht edhe rregull për shpërblimin e punëtorëve të dalluar në të ardhmen.

“Arsim Zenuni, i cili është vetëm një udhëheqës i një pike, ka bërë një punë të jashtëzakonshme në departamentin e shitjes. E përgëzoj. Kemi vendosur t’i ndajmë një mirënjohje dhe një shpërblim simbolik duke e inkurajuar që të vazhdojë e të punojë edh në të ardhmen me të njëjtin ritëm. Pavarësisht se punëtorët nëpër regjione shpesh dekurajohen duke menduar që puna e tyre nuk vërehet nga menaxhmenti në Prishtinë, shembulli i Arsimit dëshmon të kundërtën. Jemi duke vëzhguar çdo regjion dhe çdo pikë shitje në të gjithë Kosovën”, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.


Sipas tij, modeli i ndarjes së mirënjohjes do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të inkurajuar dhe nxitur për përkushtim dhe rezultate të reja punonjësit e çdo regjioni dhe gjithë të tjerët në Telekomin e Kosovës.

“Për punëtorët e dalluar gjithnjë do të ketë mirënjohje, ndërsa për shpërblimet që do të jepen në të ardhmen do t’i bëjmë publike më vonë, krahas hartimit të kritereve. Gjithashtu ngritja në pozita më të larta është e hapur për të gjithë punëtorët që dallohen”, theksoi Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Udhëheqësi i pikës shitëse në Ferizaj, Arsim Zenuni, tha se ndjehet veçanërisht i kënaqur, që puna e tij është pikasur nga Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës.

“Kur punon në regjione dhe në një pikë që është me periferike, shanset janë më të pakta që të dallohesh në punë në krahasim me ata që kanë avantazhet të punojnë nëpër qendrat e frekuentuara nga qytetarët. Duhet të bësh trefishin e punës që të dallohesh prej kolegëve, megjithëse, me punë arrihen të gjitha”, pohoi Arsim Zenuni. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Ekonomi
Kalo në kategori