LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore: Ekonomia në Kosovë me shenja të rimëkëmbjes

Banka Botërore: Ekonomia në Kosovë me shenja të rimëkëmbjes

Sipas parashikimit të Bankës Botërore, ekonomia në Kosovë po tregon shenja të mëkëmbjes, e nxitur kryesisht nga kërkesa e brendshme. Rritja pritet të arrijë në 3% në vitin 2015 dhe 3.6% në vitet 2016-2017, por mundësitë e punësimit do të vazhdojnë të jenë të kufizuara.

Të ardhurat për familjet më të varfra pritet të shtohen nga rrija e përshpejtuar në bujqësi dhe pakësimi i TVSH-së për ushqimet bazë dhe shërbimet komunale.

Por, vonesat në zbatimin e disa reformave sociale, si ajo e siguracionit shëndetësor, do të ketë efekte negative.


Ekonomia e Kosovës u rrit me 0.2% në tremujorin e parë të 2015-ës, e nxitur nga shtimi i konsumit privat me 2.3% dhe rritja e shpenzimeve qeveritare me 1.5% rritje e konsumit të qeverisë, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Çmimet mbeten të qëndrueshme me deflacion mesatar prej 0.5% gjatë gjysmës së parë të vitit, që duhet të rrisë të ardhurat reale të familjeve.

Megjithatë, rritja e pagave në sektorin publik po ndikon duke sjellë çrregullime në tregun e punës. Kështu rritja ekonomike nuk është mbështetur te krijimi i vendeve të punës.

Sipas raportit të BB, niveli i papunësisë mes të rinjve mbetet i lartë, mbi 61%.

Shumë banorë njoftohet se imigruan ilegalisht në Evropën Perendimore gjatë nëntorit 2014 – qershorit 2015 të shtyrë nga papunësia.

Të ardhurat u rritën me 7% në gjysmën e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, kryesisht nga përmirësimi i grumbullimit të taksave.

Rritja ekonomike pritet të arrijë 3% në vitin 2015, 3.5% në vitin 2016 dhe 3.7% në vitin 2017, mbështetur nga shtimi i investimeve të huaja, shtimi i konsumit dhe eksporteve.

Megjithatë, sipas Bankës Botërore, kjo rritje mund të rrezikohet nga mosrealizimi i investimeve publike dhe pakënaqësia nga mungesa e vendeve të punës.

Mungesa e sigurisë energjitike mbetet pengesa kryesore për tërheqjen e investime të huaja të drejtpërdrejta.

Dobësitë makroekonomike, papunësia e lartë dhe varfëria kërkojnë reforma strukturore gjithëpërfshirëse për të nxitur rritjen ekonomike dhe për ta bërë atë të prekshme për të gjitha shtresat në Kosovë, përfundon rapaorti i Bankës Botërore.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori