Fondi Evropian për Evropë Juglindore për (EFSE) dhe Banka për Biznes (BPB) janë bërë bashkë për të përkrahur sipërmarrësit rural në Kosovë. Kredia prej 4 milionë euro të cilën Fondi e ofron, do t’i mundësojë BPB-së dhënien e një numri më të madh të kredive afat gjata për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) posaçërisht ato të cilat merren me bujqësi që njëherit janë edhe pikë synim i EFSE-s.
“Kosova mbetet një vend i rëndësishëm i veprimtarisë për EFSE, kështu që ne jemi të kënaqur që do të rrisim angazhimin tonë nëpërmjet partneritetit tonë me BPB”, thotë Monika Beck, kryetare e Bordit të EFSE. “BPB dhe EFSE janë përshtatur shumë mire pasi që ne besojmë në rëndësinë që ka sektori i bujqësisë për zhvillimin ekonomik.”
BPB, si bankë lokale, synon të zgjeroj tregun e saj edhe në zonat rurale. “Ne besojmë se mund të ndihmojmë zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij sektori duke ofruar produkte dhe shërbime të dizajnuara enkas për agrobiznese. Për më shumë, jemi të interesuar që të kontribuojmë në ngritjen e vetëdijes së këtij sektori për sa i përket përparësive të shfrytëzimit të shërbimeve bankare”, tha Richard Beasley, kryeshefi ekzekutiv i BPB-së.
Rreth Fondit Evropian për Evropën Juglindore
Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) është iniciuar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) me përkrahje financiare nga Ministra Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim; dhe Komisioni Evropian. Ka për qëllim të nxis zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin në Shqipëri, Armeni, Azerbaijan, Belarusi, Bosne dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Kosovë, Gjeorgji, Moldavi, Mal të Zi, Rumani, Serbi, Ukrainë, dhe Turqi.
Qasja në financa është faktor kyç për zhvillimin e segmenteve ndërmarrëse mikro, të vogla dhe të mesme, EFSE përqendrohet në ofrimin e asistencës për sektorët financiar lokal në ngritjen e kapaciteteve të tyre për financim adekuat dhe të qëndrueshëm. Fondet që EFSE i ofron dhe që sigurojnë financa afatgjata fillimisht për ndërmarrjet mikro dhe të vogla (NMV) – por gjithashtu për amvisëritë private në formë të kredive për rregullimin e shtëpive – orientohen tek këta klientë huamarrës përmes organizatave partnere dhe vendore të kreditimit.
Mbështetës i aktiviteteve investuese të EFSE-së është EFSE për Lehtësim të zhvillimit (EFSE DF), që i siguron institucionet partnere për kreditim me asistencë teknike, konsulencë dhe shërbime të trajnimit për të ndërtuar kapacitete operacionale dhe menaxhim profesional.
Iniciuar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) më 15 dhjetor 2005 nga katër programet shumë-donatorëshe nën administrimin e saj, EFSE është partneriteti i parë publiko-privat në llojin e vet dhe fondi i parë i menaxhuar në mënyrë private në sektorin financiar për fuqizimin e zhvillimit të fondeve private për financimin e NVM-ve në rajonin e synuar. Kapitali është dhënë nga agjencitë donatore, institucionet financiare ndërkombëtare dhe investitorë institucional privatë, duke përfshirë Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Komisioni Evropian (KE), Qeverinë e Shqipërisë, Mbështetja e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në kredi CJSC (SMBCS ), një filial i Bankës Qëndrore të Armenisë, Banka për Zhvillim e Austrisë (Oesterreische Entwicklungsbank – OeEB), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Agjencia Daneze për Zhvillim Ndërkombëtar (Danida), KfW si Investitor kryesor, Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), Kompania Financiare e Holandës (FMO), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Evropiane e Investimeve (BEI), Sal. Oppenheim dhe Deutsche Bank. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova