Pavarësisht kushteve të rënda të sektorit të prodhimit, në tregun kosovar, ekzistojnë lloje të ndryshme të prodhimeve vendore, duke filluar nga produktet ushqimore, ato të tekstilit, e deri te prodhimet metalike.
Sipas organeve kompetente disa nga prodhimet vendore janë të certifikuara sipas standardeve evropiane dhe cilësore, por që konsumatorët dyshojnë në cilësinë e prodhimeve “Made in Kosova”.
Besa Gashi nga Prishtina, pohon se disa prodhime janë cilësore, sidomos ato të industrisë se qumështit. Ajo megjithatë dyshon në produktet vendore, pasi paragjykimet janë nxitur nga cilësia jo e duhur. “Nuk mund të them se të gjitha produktet nuk janë cilësore. Ka të mira. Unë zakonisht të gjitha produktet e qumështit i blej prodhime vendore”, thotë Besa.
Përfaqësues të komunitetit të biznesit ndërkaq pohojnë se shumica e prodhimeve vendore janë cilësore dhe të certifikuara sipas standardeve evropiane.
Lumnije Ajdini nga Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), ka thënë se produktet që prodhohen në Kosovë paragjykohen.
Ky asociacion ekonomik, thotë ajo, disa herë ka realizuar fushata të ndryshme për vetëdijesimin e qytetarëve për cilësinë e mallrave të prodhuara në Kosovë. “Në Kosovë ende qytetarët apo konsumatorët paragjykojnë për produktet që nuk janë cilësore, mirëpo shumica e prodhuesve të Kosovës, ose mbi 60 për qind janë pajisur më standarde të cilësisë”.
Tregu i Kosovës nuk mbulohet qind për qind me produkte kosovare, por ka prodhime dhe shporta e konsumatorit mund të mbushet me produkte vendore”
Pavarësisht paragjykimeve të konsumatorëve dhe problemeve me të cilat përballen prodhuesit vendor, disa nga mallrat “Made in Kosova”, thotë ajo, tashmë kanë depërtuar në tregun evropian, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Madje disa nga prodhuesit kanë marrë edhe çmime ndërkombëtare për cilësi.
Edhe Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se prodhimet vendore i plotësojnë gati të gjitha kriteret e Bashkimit Evropian sa i përket cilësisë së tyre.
Ai ndërkaq pohon se produktet e prodhuara në Kosovë janë të sigurta për konsum. “Mund të them se të gjitha produktet ushqimore, qoftë ato të importuara, por edhe produktet që prodhohen në Kosovë, janë të kontrolluara dhe monitoruara nga ana e stafit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë”.
Ndryshe, në Kosovë ekziston edhe Agjencia Kosovare për Standardizim në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Një ndër qëllimet e standardizimit është rritja e nivelit të sigurisë së produkteve dhe proceseve, në funksion të kërkesave për ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, sigurisë së shëndetit, mbrojtjes së mjedisit dhe konsumatorit.
Në një përgjigjeje përmes postës elektronike, Bujar Istogu, zyrtar i lartë për standarde në Agjencinë për standardizim, ka thënë se shumë prodhues pajisen me standarde, por për zbatimin e tyre, Agjencia nuk ka kompetencë.
Sidoqoftë, prodhuesit duhet t’i përmbahen kritereve te shënuara në standard, e të cilat njihen edhe si “kërkesat themelore”, që janë të ndryshme varësisht nga produkti. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOrigjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Një udhëtim drejt shijes dhe shëndetit - Llojet të ndryshme të çajrave organik nga eBukura
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama