LAJMI I FUNDIT:

Pas kolegjeve private, edhe studentët e Universitetit Publik dalin në Vala

Pas kolegjeve private, edhe studentët e Universitetit Publik dalin në Vala

Telekomi i Kosovës-Vala, me ofertat e veta është duke u bërë tërheqës për të gjitha kategoritë shoqërore. Të fundit, që vendosën të dalin në Vala janë studentët e Universitetit Publik të Prishtinës.

Gjithçka nisi me kolegjin “Universum”. Drejtuesi i saj, Alajtin Berisha, kaloi me gjithë stafin e vet në Vala, ndërsa studentët vendosi t’i bëjë anëtarë të pakos N’trip.

Plot 3 mijë studentë, të cilët me vetëm 2.99 euro në muaj, do të flisnin pa u kufizuar mes vete, do të kishin 2 GB internet të shpejtë 3G dhe 4G dhe 500 SMS.


Pas Kolegjit “Universum”, në Vala hyri “Fama” me 9 mijë studentë, “Iliria” me 5 mijë studentë, “UBT” me 7 mijë studentë, “AAB” me 15 mijë studentë, “ISPE” me 3 mijë studentë, “Biznesi” me 3.200 studentë, “Dukagjini” me 500 studentë, “Riinvest” me 700 studentë, “Juridica”, Kolegji Europian i Kosovës me 500 studentë, “Universi”, etj, etj.

Të gjithë këta studentë të kolegjeve private brenda një pakoje, një nismë, e cila para pak kohësh do të ishte e vështirë të mendohej. Të gjithë këta studentë do të flasin sikur të ishin brenda rrethit.

Hyrjes së të gjitha kolegjeve në Vala, konkretisht në pakon N’trip, iu bashkangjit javën e kaluar Universiteti Publik i Mitrovicës “Isa Boletini” së bashku me Unionin e Studentëve të këtij universiteti, mbi 4.200 studentë, ndërsa sot gjithë këtyre studentëve i janë bashkangjitur edhe studentët e Universitetit Publik të Prishtinës.

Kryetari i Unionit Studentor ProEvropian, Egzon Daku, i cili përfaqëson mbi 3 mijë studentë, nënshkruan sot me Drejtorin Menaxhues të Telekomit të Kosovës, marrëveshje që të gjithë studentët e Universtietit Publik që përfaqësohen nga ai të aderojnë në Vala, përkatësisht të bëhen pjesë e pakos N’trip.

“Ne kemi nënshkruar marrëveshje pothuajse me të gjitha kolegjet private. Por pa hyrjen edhe të studentëve të Universitetit Publik, pakoja nuk do të jetë e plotë. Javën e kaluar nënshkruam me stafin dhe studentët e Universitetit Publik ‘Isa Boletini’, ndërsa tani ju kemi prezent juve që vini nga Universiteti Publik i Prishtinës. U jam mirënjohës për këtë vendim. Vala është e Kosovës, por është e imja, është edhe e juaja. Është e të gjithëve”, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Sipas tij, pakoja është hedhur në treg, jo aq për të fituar Vala, sa për të tërhequr rininë e vet, konkretisht studentët dhe të rinjtë tjerë.

“Imagjinoni me vetëm 2.99 euro ju do të keni 2 GB internet të shpejtë 3G dhe 4G, biseda të palimituar dhe 50-60 mijë studentët e tjerë dhe 500 SMS. Është pako që plotëson nevojat tuaja dhe më gjerë”, vijoi Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Nga ana e tij kreu i organizatës studentore e shprehu hapur kënaqësinë e tij që tash e tutje do të kenë shërbimet e operatorit kosovar Vala.

“Përveç që do të përfitojmë nga ofertat atraktive e dizajnuar ekskluzivisht për ne studentët dhe që do të na mundësojë në të njëjten kohë komunikim më të favorshëm në Vala, ne do të përfitojmë edhe produktet tjera që janë në dobi apo interes të studentëve, siç mund te jenë praktikat e ndryshme dhe bursat nga Telekomi i Kosovës për studentët e dalluar”, theksoi Egzon Daku, kryetar i Unionit Studentor ProEvropian në Universitetin Publik të Prishtinës, “Hasan Prishtina”.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori