LAJMI I FUNDIT:

Politikanët propozojnë Lekun si monedhë të dytë në Kosovë

Politikanët propozojnë Lekun si monedhë të dytë në Kosovë

Ideja për të futur zyrtarisht lekun si monedhë të dytë në Kosovë, është diskutuar dhe mbështetur nga disa politikanë në Shqipëri.

Një ndër emrat që e ka përfolur më shumë këtë ide është deputetja shqiptare Mesila Doda, e cila është e mendimit se sidomos në këto kohë kur Evropa është në krizë duhet menduar për një skenar rezervë, dhe nuk ka asgjë më të mirë se sa të mendosh lekun si monedhë kombëtare, dhe shërbimi është më i lirë se sa ai që të ofron Banka Qendrore Evropiane.

Por, ekspertet e ekonomisë mendojnë ndryshe, madje thonë se kjo është një ide e gabuar.


I pyetur nga KosovaPress Zef Preçi, ekspert ekonomie thotë se ky propozim ka më shumë vlerë patriotike se sa ekonomike, pasi në këtë drejtim duke përdorur euron, Kosova është një hap para Shqipërisë, pasi edhe Shqipërisë, si hap i fundit për t’u anëtarësuar në BE do t’i kërkohet heqja dorë nga monedha vendase dhe përdorimi i euros.

Nga ana tjetër, ekspertë të tjerë kanë argumentuar më herët se shkëmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve, asnjëherë nuk ka qenë nën presionin e asaj se me çfarë valute do të bëhet pagesa, por eksporti dhe importi kryesisht kanë qenë të penguar nga barrierat absurde që kanë aplikuar qeveritë e të dyja vendeve. Ndaj dhe qeveritë e të dyja vendeve tona më shumë duhet të fokusohen në heqjen e barrierave administrative, përafrimin e kushteve për themelimin dhe zhvillimin e biznesit, ndërtimin e infrastrukturës funksionale, se në propozime të tilla.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori