LAJMI I FUNDIT:

OEK kërkon nga KEDS-i heqjen e tarifave dimërore për prodhuesit

OEK kërkon nga KEDS-i heqjen e tarifave dimërore për prodhuesit

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) si asociacioni më i madh i komunitetit të biznesit në Kosovë, në emër të anëtarësisë shpreh shqetësime për disa veprime të cilat i ndërmerr KEDS-i.

OEK-u angazhohet kundër tarifave dimërore për kompanitë prodhuese, pasi që një gjë e tillë paraqet ngarkesë të rëndë për prodhuesit vendor dhe rëndon pozitën edhe ashtu të pavolitshme të tyre.

Ka edhe disa nga veprimet tjera të cilat shkaktojnë shqetësimin e komunitetit të biznesit.
Ne konsiderojmë se KEDS me prioritet duhet të merret me çështjet: “Duhet shikuar çështjet e maksografëve pasi që konsiderojmë se ajo është mënyrë e dëmtimit flagrant dhe të panevojshëm të konsumatorëve nga bizneset vendore dhe në këtë drejtim angazhohemi për aplikimin e praktikave më të mira evropiane,
Është e pa pranueshme kërkesa që me ndryshimin e rregulloreve të kërkohet që pajisjet e trafove të cilat më herët janë pranuar nga KEK-u, gjegjësisht Distribucioni i KEK-ut të ndërrohen në tërësi, pasi që pajisjet aktuale i plotësojnë të gjitha kriteret e nevojshme tekniko teknologjike dhe ligjore,
Gjithashtu OEK angazhohet kundër tarifave shumë të larta për pranimin e fuqisë hargjuese të pajisjeve në kompanitë prodhueseve dhe shërbyese,
Përfaqësuesit e kompanive vendore akuzojnë KEDS-in se po manipulon me deklarata se kinse KEK-u ka kërkuar që asetet private të bartën në pronësi të KEDS-it”, thekson OEK.


Sipas Odës Ekonomike tw Kosovës, për komunitetin e biznesit është e papranueshme që asetet me forcë më të madhe se 10 KW, të cilat i blejnë dhe sigurojnë kompanitë të bartën në pronë të KEDS-it, posaçërisht duke pas parasysh se në krahasim me KEK-un si kompani në pronësi të vendit, KEDS-i është kompani private e cila në këtë mënyrë, pa investime vetanake po e rritë kapitalin e vet.

“Komuniteti i biznesit ditëve në vijim këto dhe kërkesat tjera do ti parashtron para institucioneve relevante të Republikës së Kosovës dhe do të kërkon respektimin e dispozitave ligjore dhe marrëveshjes së privatizimit të KEDS-it dhe do të angazhohet fuqishëm në parandalimin e keqpërdorimit nga ana e KEDS-it”.
/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori