LAJMI I FUNDIT:

ATK-ja rreth 400 mijë euro për kuponë fiskale

ATK-ja rreth 400 mijë euro për kuponë fiskale

Mbledhja e kuponëve fiskal dhe dorëzimi i tyre në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për të marrë rimburismin për to, ka shtuar interesimin e qytetarëve krahasuar me tremujorin e kaluar kur filloi ky projekt. Ajo është shtuar në masën 141%.

Për periudhën korrik, gusht e shtator janë pranuar 54,104 pliko me kuponë fiskal nga 56,219 sa kanë aplikuar në web faqen e internetit të ATK, ku janë dorëzuar 3,380,894 kuponë.

“Deri më tani ATK ka rimbursuar 23,135 qytetarë me shumën 395,855 euro dhe është duke vazhduar të shqyrtojë të gjitha aplikacionet ashtu që të rimbursojë mjetet për të gjithë qytetarët, të cilët kanë respektuar procedurat e parapara me Vendimin Shpjegues Publik Nr. 02/2015 dhe Fletëpalosjen ‘Udhëzues për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal’. Si rrjedhojë e shtimit të kërkesave dhe numrit të kufizuar të stafit që ka ATK kërkojmë nga qytetarët që të tregojnë mirëkuptim në procesin e pranimit të rimbursimit”, ka njoftuar ATK-ja.


Suksesi i këtij projekti shihet tek vetëdijesimi i qytetarëve për të kërkuar kuponin fiskal, si një formë e dhënies së kontributit të tyre për zhvillimin ekonomik të vendit. ATK përgëzon qytetarët që këtë projekt me rëndësi kanë filluar ta bëjnë pjesë të përditshmërisë së tyre.

ATK inkurajon të gjithë qytetarët që të vazhdojnë me grumbullimin e kuponëve fiskal edhe për periudhën tetor, nëntor e dhjetor dhe të dorëzojnë plikot me kuponët në janar 2016.

“Edhe Ti ke përgjegjësi për vjelje të tatimeve. Kërko kuponin fiskal, është përgjegjësi qytetare!” /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

Ekonomi
Kalo në kategori