Të nxitura nga përfitimi financiar, bankat komerciale në Kosovë nuk ndalojnë klientët e tyre që të lënë si hipotekë të vetmen pronë banimi që e kanë, duke rrezikuar kështu që në rast të dështimit të kthimit të borxhit, këta klientë të mbesin të pastrehë.
Një praktikë e tillë ekziston në shumicën e bankave kryesore komerciale në Kosovë, edhe pse një gjë e tillë shihet si johumane nga njohës të çështjeve ekonomike dhe bankare.
“Qasja që kanë bankat në Evropën e zhvilluar është humane dhe praktikë e domosdoshme edhe për Kosovë. Sipas kësaj, bankat nuk kane te drejtë të hyjnë në aranzhmane me klientët të cilët në rast të pamundësisë së kthimit të huas, mbeten te pastrehë, përkatësisht mbeten problem i shoqërisë, shtetit,” thotë Ibrahim Rexhepi nga Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale (STRAS).
Një nga bankat më të mëdha në vend, ProCredit Bank, nuk ka mohuar që i lejon klientët e vet që të lënë hipotekë të vetmen shtëpi banimi që e kanë.
Sipas tyre, banka fillimisht bënë një analizë të kapacitetit financiar të secilit klient dhe nëse vlerësohet që investimi i klientit ka ndikim pozitiv në rritjen e kapacitetit të biznesit të tij apo përmirësimin e kushteve të jetesës, “banka kërkon hipotekë e cila mund të jetë patundshmëri personale apo e kompanisë.”
“Në këtë rast duhet sqaruar se për të lënë hipotekë shtëpinë, vlera e kredisë duhet të jetë mbi 20,000 euro (për klientët privatë) investim ky që konsiderohet se shton vlerën e investimit të klientit,” thuhet në përgjigjet e ProCredit Bank dërguar Gazetës Fjala.
Por, kjo bankë thotë se ata investojnë në “edukimin financiar” të klientëve para se ata të marrin ndonjë vendim për kredi. “Ndërkaq, për sa i përket shitjes së hipotekave, për bankën ProCredit nxjerrja në shitje e një hipoteke konsiderohet opsioni i fundit”.
Qytetarët e Kosovës janë në kredi në bankat komerciale në vend rreth 2 miliard euro, sipas raportit “Sistemi Financiar, Informata Mujore” të publikuar në shtator të këtij viti nga Banka Qendrore e Kosovës. Sipas këtij raporti, kreditë e marra nga ekonomitë familjare kanë shënuar rritje prej rreth 10 për qind, ndërsa kreditë për ndërmarrje janë rritur për 2.9 për qind.
Megjithëse kohëve të fundit ka pasur rënie të normës së interesit të kredisë, kjo vazhdon të jetë ende shumë e lartë.
Sipas BQK-së, në qershor 2015, norma mesatare e interesit në kredi u zvogëlua në 7.6 për qind nga 10.6 për qind sa ishte në qershor 2014.
Gazeta Fjala i ka dërguar pyetje edhe bankave të tjera – Raiffeisen Bank, Banka Ekonomike e Kosovës, bankës NLB Prishtina – por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Megjithatë, gazeta ka mësuar se as në këto institucione nuk ka ndonjë kufizim të tillë për personat që lënë hipotekë pronën e vetme të banimit.
Ndalesa të tilla nuk parashihen as në legjislativin në fuqi. Gazeta Fjala ka dërguar disa pyetje tek Banka Qendrore e Kosovës, por deri më tani këta të fundit nuk i janë përgjigjur interesimit të redaksisë lidhur me këtë praktikë.
Në anën tjetër, Milazim Abazi, njohës i çështjeve bankare, thotë se përveç në Kosovë, një praktikë e tillë ekziston edhe në vende të tjera të rajonit.
Por ai sqaron se para se të bëhet shitja e një shtëpie të lënë si hipotekë, behët një rast gjyqësor kur shteti merr përsipër të ndihmojë huamarrësin që ka dështuar të mbulojë borxhin.
“Me rastin e shitjes së një shtëpie të lënë në hipotekë për bankën, zhvillohet një proces gjyqësor dhe me këtë rast gjykatat kujdesen që qytetarit t’i sigurohet një vendosje e domosdoshme dhe mos të mbetet në rrugë”, thotë ai.
Ibrahim Rexhepi tërheqë vërejtjen edhe klientëve që të jenë më të kujdesshëm para se të marrin vendim për të hyrë në kredi, sepse sipas tij, Kosova përballet me rrethana jostabile ku ndryshon klima për biznes dhe njerëzit humbin vendin e tyre të punës dhe rrjedhimisht nuk mund të kryejnë borxhin ndaj bankave. “Një faj kanë edhe vetë huamarrësit meqenëse në mosdashje për të vlerësuar realisht mundësitë që kanë, futen në borxhe pa llogaritur mirë se a mund t’i kthejnë ato apo jo”.
BQK përmes “Raportit të Stabilitetit Financiar” të publikuar në shtator të këtij viti njofton se bankat komerciale në vend vazhdojnë të reflektojnë shkallë të lartë qëndrueshmërie.
Po sipas këtij raporti, 10 bankat komerciale në tregun e Kosovës, vetëm gjatë vitit 2014, kanë regjistruar profit neto në vlerë 60.1 milionë euro. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp