LAJMI I FUNDIT:

Nga skema e ndihmës sociale përfituan mbi 115 mijë persona

Nga skema e ndihmës sociale përfituan  mbi 115 mijë persona

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për tre mujorin e tretë të këtij viti, ku thuhet se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 27,609 familje me gjithsej 115,231 anëtarë.

ASK thotë se ky publikim ofron të dhëna për skemën e ndihmës sociale, skemën e pensioneve bazë të moshës, pensioneve kontributpaguese të moshës, pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, skemën për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 27,609 familje me gjithsej 115,231 anëtarë. Numri i përfituesve nga pensionet bazë të moshës ishte 130,320. Numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese të moshës ishte 39,827. Numri i përfituesve nga skema për pensionet për personat me aftësi të kufizuara (mosha 18-65 vjeç) ishte 19,014. Ndërsa, numri i fëmijëve që kanë përfituar nga skema për fëmijët me aftësi të kufizuara ishte 2,745. Numri i përfituesve nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës ishte 12,965. Numri i përfituesve nga pensionet e Trepçës ishte 3,418. Numri i përfituesve nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës ishte 898, ndërsa nga skema e pensioneve për Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë përfituar gjithsej 162 pensionistë”, ka thuhet në një komunikatë të ASK-së.


ASK thotë se nga skema për personat e verbër kanë përfituar gjithsej 3,258 persona. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë

KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori