Në Shqipërinë e varfër, rrogat deri në 72 mijë euro: Ja çfarë ndodh bëhet në ““Bankers Petroleum”!
Gazeta “DITA” posedon një bordero të kompanisë “Bankers Petroleum”, nga e cila mësohen shifra të jashtëzakonshme në pagesat e zyrtarëve të saj.
Në kompaninë me rreth 550 punonjës, 70 persona kanë paga mbi një milion lekë në muaj (7142 euro). Brenda këtij grupimi ka paga që shkojnë 1.5, 2,3 e më shumë milionë lekë në muaj (deri në 22 mijë euro).
Nga këta 70 persona, vetëm dy janë shqiptarë. Ndërkohë, 20 drejtues të kompanisë kanë pagë mbi pesë milionë lekë në muaj (!)
Kurse tre drejtues të lartë të kompanisë kanë rrogë stratosferike në shifrën e pabesueshme të 10 milionë lekëve në muaj (mbi 71 mijë euro).
Sipas një statistike të tatimeve, në Shqipëri vetëm rreth 100 vetë kanë paga mbi një milionë lekë në muaj. Nga këta persona, mbi 70 i përkasin… kompanisë Bankers!
Këta të superpaguar figurojnë në bordero si “supervizorë” dhe janë kryesisht familjarë të drejtuesve të huaj të kompanisë, që punojnë në Shqipëri.
Dhe, gjithçka nuk mbaron këtu.
Supervizorët, veç pagesave fikse multimilionere, marrin mijëra dollarë të tjerë për dieta dhe ushqim. Ata udhëtojnë vetëm në klasë biznesi.
Burime brenda kompanisë thanë për DITA se shumica e këtyre individëve vijnë në Shqipëri një herë në një deri në tre muaj për të tërhequr paratë, por megjithatë në emër të tyre figurojnë apartamente luksoze, vila në Tiranë dhe badigardë.
Vetëm zëri në buxhet për badigardë është tre milionë dollarë në vit!
Kontrata i njeh Bankersit të drejtën të mos paguajnë taksa nëse të gjitha fitimet i investon.
Dhe, kompania ka gjetur (ndër të tjera) një goxha mënyrë për të “investuar” për naftën shqiptare: paguan paga të tilla, gjysma e të cilave ia kalojnë edhe pagës së Presidentit të SHBA-ve.
Para disa vitesh, plasi skandali i rrogës së drejtorit të CEZ-it që merrte 66 mijë euro në muaj!. Po ai ishte vetëm një.
Rekordin tashmë e mban Bankers Petroleum, kompania që u fut në Shqipëri në vitin 2004 pas një kontrate me qeverinë e Fatos Nanos që u vijua nga qeveria Berisha dhe vijon ende sot. /Dita/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës