LAJMI I FUNDIT:

Profiti i bankave arrin në 70 milionë euro

Profiti i bankave arrin në 70 milionë euro

Bankat komerciale në vend sivjet kanë arritur një rekord të fitimeve që nga konsolidimi i këtij sektori e deri më tash. Duke u bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se deri në fund të muajit shtator të hyrat e bankave janë 179 milionë euro, ku nga kjo shumë 140 milionë euro janë të hyra nga interesi.

Më tej në raportin e publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës shihet se gjatë kësaj periudhe kohore shpenzimet e sistemit bankar në vend kanë qenë 109,9 milionë euro, ku nga kjo shumë shpenzimet e interesit janë 17,6 milionë euro, derisa shpenzimet gjenerale administrative janë 76,3 milionë euro.

Gjatë kësaj periudhe kohore profiti neto i bankave ka qenë hiç më pak se 69,9 milionë euro. Në anën tjetër Ibrahim Rexhepi, njohës i rrethanave ekonomike në vend thotë se nëse e pjesa dërrmuese e fitimit shkon në dy-tri bankat më të mëdha, bankat tjera kanë fitime minimale dhe mezi mbijetojnë.


“Normalisht edhe banka është biznes edhe interesi është që të ketë fitime më të mëdha për shkak të kapitalit, por jo duke e dëmtuar klientin pa ofruar ndonjë ofertë ose shërbim, sepse bankat këtë fitim e bëjnë me paratë e depozituesve, ndërsa tarifat e depozitave janë shumë të ulëta. Nëse kemi parasysh shumën, rritjen e depozitave, rritjen e kredive, unë kisha për të thënë se njerëzit më shumë po i afrohen bankave sesa po largohen d.m.th sado që të jetë ajo shumë marramendëse po e pranojnë shërbimin. Bizneset po i shfrytëzojnë kreditë, normat e interesit kanë rënë bukur shumë në dy-tri vjetët e fundit dhe bankat kanë avancuar në dy pjesët e tyre edhe pse vërejtjet e mia janë që bankat më së shumti duhet të merren me sanimin e problemeve të bizneseve e jo të shkojnë në marrjen e hipotekave. Nuk kam dëshmi se kanë lidhur marrëveshje, edhe pse Kosova nuk ka kapacitet për të ditur për këto marrëveshje. Bordi, apo Agjencia e Konkurrencës, është jofunksional”, ka thënë ai.

Nuk janë vetëm bankat që kanë rritur tej norme fitimin gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti. Keq në këtë drejtim nuk qëndrojnë as institucionet mikrofinanciare ku nga fillimi i këtij viti e deri më tash kanë arritur të krijojnë një profit të pastër prej 2,1 milionë eurosh e derisa në vitet e kaluara në vazhdimësi janë përballur me probleme të shumta financiare. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori