LAJMI I FUNDIT:

200 milionë investime në Hekurudhat e Kosovës

200 milionë investime në Hekurudhat e Kosovës
Foto: Ilustrim/Arkiv

Hekurudhat e Kosovës do të përmirësohen dukshëm, e sidomos njëra ndër linjat kryesore të hekurudhës në Kosovë, ajo nga Han i Elezit në Leshak

Kjo, pasi që të martën është nënshkruar edhe pjesa e dytë e kredisë nga vlera e përgjithshme, rreth 200 milionë euro, ka deklaruar në Ora e Fundit në Klan Kosova, drejtor i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës, Agron Thaçi.
“Deri në këtë ditë i kemi të siguruar rreth 120 milionë euro dhe Komisioni Europian ka premtuar që edhe një pjesë tjetër do ta sigurojë. Kjo nënkupton riparimin e komplet linjës hekurudhore”. Do të bëhet riparimi dhe ndërrimi i të gjithë komponentëve – superstrukturës dhe nënstrukturës. Pasi të përfundohet i gjithë projekti do të bëhet edhe elektrifikimi i të gjithë segmentit”, ka thënë Thaçi.

Sipas drejtorit të InfraKosit, përmirësimi i segmenteve të hekurudhave do të ndikojë edhe në rritjen e shpejtësisë së trenave në Kosovë.


“Kontratën me një kompani konsulente nga Gjermania e kemi nënshkruar tash e disa muaj, për segmentin e parë mbi 60 kilometra. Përmirësimi i shtegut mundëson që të ngritet shpejtësia e lëvizjes, edhe me trenat aktual, pas përmirësimit të mjeteve lëvizëse. E rëndësishme është që hekurudha mundëson lëvizjen me shpejtësi 120 km/h, në pjesën më të madhe të segmentit – do të përfitohet në cilësi dhe shpejtësi”, pohoi Thaçi.

Ai, po ashtu foli edhe për masat e sigurisë që pritet të ndërmerren.

“Momentalisht pikat kritike i kemi vendkalimet në nivel, të cilat është paraparë që të sigurohen me barriera mbrojtëse. Siguria do të ngritet në nivelin më të lartë. Por duhet edhe të rritet vetëdija e qytetarëve”. Kemi menduar që ta bëjmë një rrethojë mbrojtëse përgjatë gjithë linjës hekurudhore”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori