Mosmiratimi eventual i projekt-buxhetit të Kosovës për vitin 2016, në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, mund të ketë ndikim në marrëveshjen e Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Shefi i Zyrës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, ka thënë se marrëveshja e FMN-së me Kosovën nuk do të kalojë pa pasoja në rast të mosmiratimit të projekt-buxhetit të Kosovës.
Ai ka theksuar se janë në bisedime me të gjithë akterët, sidomos me qeverinë që të sigurohen se buxheti do të miratohet në kohën e paraparë në mënyrë që marrëveshja të procedohet në takimin e bordit të caktuar për datën 21 dhjetor. “Por, nëse buxheti për vitin 2016 nuk kalon me kohë, kjo për ne nënkupton që nuk do të procedojmë tutje në bord me vlerësimin e programit të parë sipas orarit të përcaktuar”, ka thënë Vermeulen.
Pasojat e vonesave, sipas tij, do të jenë shtyrja tutje e bisedimeve se çfarë mund të bëhet në të ardhmen, ngase kjo nuk do të nënkupton anulimin apriori të programit apo rrezikimin e raporteve me FMN-në.
Ai ka shtuar se nëse Kosova dështon që të zë hapin më 21 dhjetor, atëherë takimi i radhës së bordit parashihet të ndodh diku gjatë janarit të vitit 2016.
Megjithatë, ai ka theksuar se bazuar në kontaktet me qeverinë, ka informacione se ka ende gjasa që të respektohen oraret e parashikuara dhe buxheti të miratohet.
Republika e Kosovës në muajin qershor kishte arritur një marrëveshje ekonomike me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej rreth 185 milionë eurosh, në kohëzgjatje prej 22 muajsh, siç thuhet, për realizimin e disa projekteve kapitale, të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ardita Dushi, këshilltare politike për media e ministrit të Financave Avdullah Hoti, tha e bindur se projekt-buxheti i Kosovës për vitin 2016 do të miratohet në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës.
“Ministria e Financave, Qeveria dhe Kuvendi janë shumë të përkushtuar që projekt-buxheti të aprovohet në kohë, ashtu siç kërkohet me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, dhe ne presim që kjo të ndodhë javën që vjen”, ka theksuar Dushi.
Derisa, sa i përket kredisë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Dushi ka theksuar se qëllimi dhe objektivi kryesor i hyrjes në program është implementimi i një sërë reformash ekonomike, fiskale e financiare, që janë prioritet i Qeverisë.
Ndryshe, projekt-ligji për buxhet që kap vlerën prej 1 miliard e 680 milionë dhe që është në harmoni më FMN-në është miratuar nga Qeveria e Kosovës dhe në parim është miratuar edhe nga Kuvendi i Kosovës.
Partitë politike opozitare tashmë kanë deklaruar se nuk do të votojnë projekt-buxhetin dhe nuk do të lejojnë zhvillimin normal të jetës parlamentare përderisa kryeministri dhe Qeveria e Kosovës të mos i anulojnë marrëveshjet me Serbinë dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.
Ndryshe, ekspertë për çështje ekonomike kanë theksuar se për shkak të stabilitetit financiar dhe marrëveshjes ndërkombëtare, projekt-buxheti duhet të votohet nga deputetet në periudhën e paraparë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës