Rreth 50 milionë euro në vit është vlera nga moskthimi i kusurit në monedha të imëta prej 1 cent e më shumë, thonë përfaqësues të konsumatorëve.
Kjo për faktin se pothuajse në të gjitha dyqanet tregtare, shërbyese, por edhe kompanitë e Telekomit në Kosovë, shumica e çmimeve të produkteve përfundojnë me shifrat 99 centë. Por, 1 centët e mbetur rrallë herë kthehen te konsumatori.
Selatin Kaçaniku, udhëheqës i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, duke shpjeguar hulumtimin e kësaj organizate, thotë se përfundimi i çmimeve me 99 centë bëhet për shkak të përfitimeve të bizneseve.
“Ne pretendojmë se afër 2 milionë banorë të Republikës së Kosovës, për 30 ditë brenda muajit i realizojnë rreth 3 miliardë veprime dhe çdo veprim e kemi vlerësuar në vlerë 1 cent e pak. Nga ky vlerësim neve na ka dalë se 50 milionë euro janë të manipuluara apo të “abuzuara” gjatë një viti”, tha Kaçaniku.
Edhe qytetarët, pohojnë se me rastin e blerjes, nuk u kthehen paratë e imëta nga dyqanet. Në disa raste, në vlerë të kusurit, ata thonë se shërbehen me produkte të ndryshme.
Një qytetar nga Mitrovica, Burim Krasniqi, i cili blinte produkte në njërën nga qendrat tregtare në Prishtinë, tregon se asnjëherë nuk merr kusur nga 1 deri në katër centë, por rrallë edhe 5 centë. “Rrallë marr kusur, madje edhe 5 centë, qendrat tregtare mund të kthejnë, dyqanet e vogla jo. Edhe pse unë i kërkoj, por nuk kanë, dhe në vlerë të tyre më shërbejnë me çamçakëz dhe çokollada” .
Ngjashëm thotë edhe studentja e Fakultetit Ekonomik, Donika Berisha. “Jo asnjëherë nuk i kthejnë centët. Edhe kur t’i kërkosh thonë se nuk kanë”, tha ajo.
Në anën tjetër, Beqiri është pronar në një dyqan në Prishtinë. Ai madje konsideron se furnizimi i arkës së tij me monedha të imëta nuk është i domosdoshëm.
Sipas tij, edhe konsumatorët nuk i kërkojnë apo në raste të caktuara nuk pranojnë t’i marrin paratë e veta. “Shumë herë mund të them se nuk janë të domosdoshme dhe nuk na hyjnë në funksion shumë. Ne kemi artikuj të imët që mund të kompensojmë atë vlerë. Por, edhe vetë konsumatorët nuk janë insistues të marrin paratë e veta”.
Por, Selatin Kaçaniku, thotë se moskthimi i kusirit, nga ana e bizneseve, është e jashtëligjshme. Ai madje thotë se nuk vërehet ndonjë përpjekje e autoriteteve kompetente për të zgjidhur këtë çështje.
“Të gjitha bizneset e kanë obligim ligjor, profesional, por edhe etik, që qytetarit t’ia kthejnë komplet kusurin, pavarësisht a bëhet fjalë për 2, 3 centë apo edhe më pak”, tha Kaçaniku.
Ndryshe, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, është kompetente për sigurimin e një furnizimi të duhur të ekonomisë me kartëmonedha dhe monedha euro/centë.
Zyrtarë në këtë institucion, kanë thënë se Banka Qendrore e Kosovës, ka sasi të mjaftueshme dhe furnizon vazhdimisht tregun me monedha metalike.
Besnik Kada, zëdhënës në këtë institucion, ka thënë se furnizimi i bankave komerciale me monedha nga BQK-ja bëhet duke u bazuar në kërkesat që kanë këto të fundit për sasinë e monedhave, pasi bankat janë drejtpërdrejtë të ndërlidhura me ndërmarrjet, bizneset dhe qytetarët.
Në periudhën janar-qershor të këtij visit, sipas zotit Kada, bankat komerciale janë furnizuar me mbi 1.42 milionë copë monedha euro, të të gjitha denominimeve, prej të cilave mbi 1.3 milionë copë [92%] kanë qenë të denominimeve 5, 2 dhe 1 cent. /Rel /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës