Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, përmes një shkrimi ka bërë të ditur se të dhënat zyrtare dëshmojnë se numri i të punësuarve, në periudhën janar 2015 – tetor 2015 është mbi 15.000, apo saktësisht 15.539 të punësuar në vendet e reja të punës të krijuara gjatë kësaj kohe.
Sipas Abrashit, nëse shtohen edhe rreth 13.000 Veteranë të UÇK-së të paguar dhe në proces verifikimi, presioni i tregut të punës për vitin 2016, do të jetë dukshëm më i zbutur për rreth 25.000 – 30.000 punëkërkues më pak, krahasim me 2015.
Andaj, siç thotë ministri i MPMS-së, kjo paraqet një pikënisje shumë pozitive për vitin 2016, pasi që kjo Ministri, do të jetë në gjendje shumë më të favorshme të orientoj fondet dhe masat për punësim.
“Kryeministri Mustafa, ditë më parë rikonfirmoi se do t’i përmbushim premtimet, dhe të dhënat rreth punësimit të cilat i kam pranuar të premten janë tejet pozitive. Numri prej 4000 të punësuar e paraqitur në disa medie, paraqet një pjesë të punëkërkuesve, të cilët kanë përfituar nga skemat ose shërbimet e ndryshme të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Në fakt, numri i punëkërkuesve që kanë përfituar nga masat aktive të tregut të punës, nga MPMS është mbi 8.000. Sa i përket punësimit në përgjithësi, të dhënat e kombinuara, të MPMS dhe institucioneve tjera, tregojnë se numri i të punësuarve, në krahasim, janar 2015 me tetor 2015, është mbi 15.000 (15.539 saktësisht), qoftë përmes efektit të punësimit, qoftë përmes të efektit të zvogëlimit të informalitetit.
Pra, viti 2015, përmbyllet me më së paku 15.000 vende të reja pune. Nëse shtojmë edhe rreth 13.000 Veteranë të UÇK-së (të paguar dhe në proces verifikimi), presioni i tregut të punës për vitin 2016, është dukshëm më i zbutur (rreth 25.000 – 30.000 punëkërkues më pak, krahasim me 2015), dhe kjo paraqet një pikënisje shumë pozitive për vitin 2016, pasi që MPMS, do të jetë në gjendje shumë më të favorshme të orientoj fondet dhe masat për punësim. Debati rreth punësimit nuk do të ndalet as nuk duhet të ndalet, por politikat qeveritare të ndërmarra gjatë vitit 2015, dëshmojnë se është krijuar një momentum i ri dhe shpresëdhënës për punëkërkuesit në Kosovë”, shkruan ministri Abrashi.
Ai, po ashtu, ka dhënë sqarime lidhur me të dhënat e TRUST-it si dhe dallimet në raporte e nxjerra, duke bërë të ditur se së shpejti do të shpalos para mediave të dhënat përfundimtare lidhur me punësimin në vend, gjatë këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës