Pensionistët kontribut-dhënës në Kosovë do të kenë afat që deri në mars të vitit 2016 të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për përmbushjen e kritereve për rritje të pensioneve, tregojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Afati i dorëzimit të aplikacioneve, sipas tyre, do të fillojë nga janari i vitit të ardhshëm.
Dy kriteret themelore që janë vendosur në kategorizimin e pensionistëve kontribut-dhënës është përvoja e punës dhe arsimimi.
Ndërkohë, sipas kalkulimeve preliminare të bëra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kategoria më e lartë e pensionistëve kontribut-dhënës do ta ketë pensionin 240 euro, derisa kategoria më e ulët deri në 160 euro.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë ka bërë të ditur se janë duke plotësuar infrastrukturën ligjore rreth këtij procesi.
Udhëzimi administrativ, i cili përcakton kategorizimin në bazë të kritereve, ka treguar Abrashi, pritet të përfundojë javën e ardhshme. “Pas kësaj, duhet të bëhen ndryshimet teknike brenda ministrisë, si dhe trajnim i stafit që merret me ndryshimin e këtij ligji. Aty parashihen formularë të ri, dhe ne do të bëjmë hapjen e aplikimit për të gjithë pensionistët kontribut-dhënës, të cilët do të sjellin, qoftë dokumentacion që vërtetojnë shkollimin që kanë pasur si dhe përvojën e punës”.
“Aplikimi do të jetë i hapur që nga fillimi i janarit, mendojmë të zgjasë tre muaj që t’i japim mundësi që të gjithëve t’i sjellin dokumentet”, ka thënë Abrashi.
Ministri Abrashi, sqaron se të gjithë pensionistët kontribut-dhënës, të cilët do të arrijnë deri më 20 janar të vitit të ardhshëm të ofrojnë dokumentacionin e nevojshëm, ata do të marrin pensionin me rritje, qysh në shkurt.
Derisa, për ata të cilat mund të mos e kompletojnë dokumentacionin dhe vonohen në aplikim, në momentin kur përmbyllin procedurat i marrin pensionet në mënyrë retroaktive.
Në anën tjetër, Shaban Kajtazi, udhëheqës i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ka theksuar se pensionistët kontribut-dhënës do të arrijnë që brenda kësaj periudhe të caktuar tremujore të sjellin dokumentacion të nevojshëm.
“Dokumentacioni që kërkohet është i paraparë me udhëzim administrativ, disa dokumentacione pensionistët i kanë në evidencat e tyre, disa nëse nuk i kanë, do të plotësohen gjatë kësaj periudhe. Ne do të kërkojmë që afati të jetë më i gjatë se tre muaj, por megjithatë edhe pas këtij afati askush nuk do ta humb të drejtën e pensionit me rritje”, ka shtuar Kajtazi.
Ndërkohë, ministri i Punës, Arban Abrashi, ka rikonfirmuar edhe një herë që buxheti për kategorinë e pensioneve është rritur për 23 milionë euro për vitin 2016.
“E mira e gjithë kësaj është që fondet mjaftojnë. Kalkulimet tona që i kemi bërë, rritja mund të shkojë deri në 240 euro për kategorinë më të lartë. Pra, për një pensionist që ka punuar 40 vite dhe që ka kualifikim superior, do të marrë pension 240 euro. Këto janë matje dhe kalkulime të brendshme që janë bërë nga analistët tanë të pensioneve. Pra, pensionistët kontribut-dhënës do të shkojnë prej rreth 160 deri në 240 euro”, ka treguar Abrashi.
Ndryshe, në Kosovë janë të evidentuar 40 mijë pensionistë kontribut-dhënës, të cilët aktualisht marrin nga 140 euro në muaj.
Kurse, vlera e pensionit të moshës është 80 euro në muaj, të cilët nuk përfshihen në këtë rritje të pensioneve. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës