LAJMI I FUNDIT:

Në Postë u pagua fatura e njëmiliontë

Në Postë u pagua fatura e njëmiliontë

Në Postën e Kosovës është paguar fatura e njëmiliontë, duke dëshmuar kështu vazhdimin e besimit të qytetarëve dhe konfirmimin se Posta është lidere në shërbimin financiar jo-bankar në Kosovë.

Me këtë rast, në një ceremoni në Postën e Kosovës është shpërblyer me një dhuratë modeste konsumatori i njëmiliontë, Shefki Karavidaj nga Prishtina.

Kryeshefi Ekzekutiv, Sejdi Hoxha, ka falënderuar dhe shpërblyer dhjetë sportelistët që kanë proceduar numrin më të madh të faturave në Postë.


“Ky numër kaq i madh i faturave të paguara është dëshmia më e mirë për besimin që kanë qytetarët e Kosovës në shërbimin financiar të Postës. Kjo na bën të ndihemi krenarë, por edhe na obligon për avancim të mëtejmë të kualitetit në të gjitha shërbimet tona”, ka deklaruar Hoxha.

I licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, inaugurimi i shërbimit financiar është bërë vitin e kaluar. Deri më tash, shërbimi për pagesa është shtrirë në 142 Zyra Postare, në tërë vendin.

Në sportelet e Postës, qytetarët më së shumti kanë paguar faturat e rrymës, ujit, regjistrimit të automjeteve, taksave gjyqësore, tatimin në pronë, tatimet dhe kontributet për ATK-në, dënimet në trafik, pagesat e studentëve, pagesat për dokumente personale dhe shërbime të tjera.

Hoxha ka premtuar se Posta do t’u ofrojë qytetarëve, edhe në të ardhmen, shërbime sa më cilësore dhe me çmimet sa më të ulëta.

“I sigurojmë të gjithë qytetarët se provizioni për pagesa në Postë do të mbetet edhe në të ardhmen më i ulëti në Kosovë. Ndërkaq, për energji elektrike dhe ujë edhe më tutje nuk do të ketë kurrfarë provizioni”, ka thënë Hoxha.

E ndarë nga PTK në gusht të vitit 2012, Posta është ndërmarrja e vetme publike në Kosovë që ofron shërbimin financiar jo-bankar si dhe shërbimet postare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori