LAJMI I FUNDIT:

Ja sa të punësuar do të ketë në termocentralin “Kosova e Re”

Ja sa të punësuar do të ketë në termocentralin “Kosova e Re”

Gjatë fazës së ndërtimin të termocentralit “Kosova e Re” do të punësohen deri në 10 mijë persona, ndërsa pas përfundimit të ndërtimit të termocentralit në vazhdimësinë e prodhimit do të punësohen vetëm  500 persona.

Kështu është shprehur, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në emisionin “Euro Tribuna” në Tribuna Channel.

Stavileci shtoi se mijëra vende pune do të jenë të profileve të ndryshme.


nStavileci tha janë dakorduar me kompaninë investuese  që të gjitha punët dhe profilet që kanë mundësi t’i kryejnë kompanitë vendore. Ai  shtoi se vetëm në raste që nuk ka profile të caktuara në Kosovë atëherë ata do të mund ta sjellin nga jashtë.