Sistemi financiar i Kosovës e në veçanti industria bankare e Kosovës nuk prodhoi rezultatet e pritura. Banka Qendrore e Kosovës (BQK) përcolli politika të shtrënguara në raport me licencimin e bankave të reja duke koncentruar industrinë bankare. Në krahasim me vendet e ish bllokut socialist sovjetik: Çekia, Hungaria dhe Polonia, Kosova nuk arriti ta krijojë tregun e kapitalit (Bursën e Prishtinës) që do ta zëvendësonte industrinë bankare për kredidhënien momentet kur normat e interesit do të ishin më të larta në industrinë bankare sesa në tregun e kapitalit.
Kështu thuhet në publikimin e hulumtimit “Gjendja Aktuale e Sistemit Financiar në Kosovë dhe Efektet e tij në Siguri Njerëzore”, të publikuar nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim. Në raport thuhet se në vitin 2011 bankat në Kosovë operonin me rreziqe më të vogla se në rajon, ndërsa kishte norma të interesit më të larta.
Kosova sipas raportit kishte rritje ekonomike edhe gjatë vitit 2008/09 në ndërkohë kur disa vende të rajonit ishin në krizë ekonomike. Kreditë e këqija në vitin 2011 në Kosovë ishin 7.5 për qind, në të njëjtën kohë Mali i Zi kishte kreditë e këqija rreth 17.6 për qind, Serbia me 18.6 për qind, por këto vende kishin 40 për qind norma të interesit më të ulëta se Kosova.
“Ekzekutimi i kontratave
Qytet që ishin pjesë e studimit të Bankës Botërore (Doing Bussines në vitin 2011) e cila tha në raportin e saj se kërkohej mesatarisht 420 ditë për ta ekzekutuar një kontratë të në Prishtinë dhe Prizren, ndërsa në rajon qytetet si Krushevci kishte nevojë për 720 ditë për ekzekutimin e kontratës, Beogradi 635 ditë, Nikshiçi 545 ditë dhe Podgorica 545 ditë. Pra të gjitha më shumë se qytetet e përmendura në Kosovë.
Borxhi publik i Kosovës është më i ulëti në rajon, por edhe ne Evropë.
Kursi i Këmbimit
Kosova përdorë Euro si valutë shtetërore dhe si rezultat depozitat dhe kreditë në industrinë bankare janë në Euro. Vendet e rajonit siç janë Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria kanë valutat e tyre kombëtare dhe bankat e tyre pranojnë depozita në Euro dhe në valutën kombëtare. Në këtë rast lëvizjet e kursit të këmbimit mund t’i dëmtojnë bankat e rajonit, por jo dhe bankat në Kosovë. Pra të gjithë treguesit e rrezikut janë më të lartë në rajon sesa në Kosovë, por norma e interesit në Kosovë është për 40 për qind më e lartë sesa në rajon”, thuhet në komunikatë të dërguar nga kjo qendër..
Si përfundim, raporti thotë se Kosova nuk arriti të krijojë një sistem financiar që të jetë ndihmesë për ekonominë. Duhet mbajtur në mend se reformimi i sistemit financiar kërkon përmirësime të vazhdueshme.
Rekomandimet për ndryshimin e politikave: Liberalizimi i skemës obligative të skemës pensionale por në të njëjtën kohë të mbahet Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës si monopol publik.•Krijimi i bankës shtetërore (bankë që kontrollohet dhe menaxhohet nga qeveria) që do të bënte presione në sistemin bankar që të ulen normat e interesit në kredi dhe të rriten në depozita.•Krijimi i tregut të kapitalit dhe atij të obligacioneve përmes mjeteve të fondit të kursimeve pensionale të Kosovës dhe Agjencisë së Privatizimit. •Rivendosja e taksës mbi dividentën, jo vetëm për të krijuar barazi por si dhe duke u bazuar në faktin që mostaksimi i dividentës nuk ka pas ndikimin e pritur në inkurajimin e investimeve të huaja direkte. •Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës duhet të jetë i kufizuar me ligj sa i përket investimeve. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
NLB renditet në mesin e performuesve më të mirë të ESG-së
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës